×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Interpretimi i ëndrrave, ja çfarë nënkuptojnë ato...

E Enjte, 05 Prill 2018 15:30

Ëndrrat janë të mistershme, por gjetja e kuptimit është me të vërtetë çoroditës.

 

Përmbajtja e ëndrrave tona mund të zhvendoset çuditshëm, mund të ketë elementë të habitshëm apo dhe të na trembë me pamje të tmerrshme.

 

Fakti që ëndrrat janë kaq të pasura në elementë dhe kaq të vërteta, i ka bërë njerëzit të besojnë se ato duhet të kenë një shpjegim.

 

Megjithëse ka shumë teori që shpjegojnë pse ne ëndërrojmë, asnjëra prej tyre nuk e përcakton plotësisht qëllimin, jo më të interpretojë kuptimin e ëndrrave. Ka disa studiues të shquar si përshëmbull G.Ëilliam

Domhoff të cilët sugjerojnë se ka shumë mundësi që ëndrrat nuk kanë asnjë kuptim dhe nuk i shërbejnë asnjë qëllimi.

Pavarësisht kësaj, interpretimi i ëndrrave sa vjen e është bërë më popullor. Ndërkohë që studimet nuk kanë treguar ndonjë qellim për ëndrrat, shumë studiues besojnë që ëndrrat kanë kuptim.

Apps Lucid Dreaming Header

Sipas Domhoff:

“Kuptimi’ i ëndrrave ka të bëjë me koherencën dhe me marrëdhënien sistematike mes variablave, në këtë aspekt ëndrrat kanë kuptim. Ato janë më shumë si “zbulesa” të asaj që kemi në mendje. Kemi treguar se si 75 ëndrra në 100 nga ato që ka parë dikush, na japin një portret shumë të mirë psikologjik të atij individi. Na thoni 1000 ëndrra të një njeriu, ëndrra të cilat ai i ka parë për një periudhë kohe mbi 20 vjet dhe ne do ju japim një profil të mendjës së atij njeriu që do të jetë po aq e individualizuar dhe personale sa dhe gjurmët e tij të gishtërinjve.”

 

Frojdi – Ëndrrat si rrugë për në mëndjen e pandërgjegjshme.


Në librin e tij “Interpretimi i endrrave” Zigmund Frojd hodhi idenë se përmbajtja e ëndrrave ka lidhje me përmbushjen e dëshirës. Frojdi besonte se përmbajtja e shfaqur në një ëndërr apo pamja dhe ngjarjet e ëndrrës, shërben për të maskuar përmbajtjen e fshehtë apo dëshirat e pandërgjegjshme të ëndërruesit.

Frojdi gjithashtu përshkroi 4 elementë të këtij proçesi të cilit ai iu referua si proçesi i ëndrrës.(dream ëork)

 

Ngjeshja- Shumë ide dhe koncepte të ndryshme janë të përfaqësuara brenda një hapësire të një ëndrre të vetme.Informacioni është i përmbledhur në një mendim apo pamje të vetme.

 

Zhvendosja- Ky element i proçesit të ëndrrës maskon zbulimin emocional të përmbajtjes së fshehur duke ngatërruar pjesët e rëndësishme me ato të parëndësishmet e ëndrrës.

 

Simbolet- Edhe ky element censuron idete e shtypura që përmban ëndrra duke përfshirë objekte që kanë si qëllim të simbolizojnë përmbajtjen e fshehtë të ëndrrës.

 

Rishikimi i dytë – Gjatë kësaj faze përfundimtare të proçesit të ëndërrimit, Frojdi sugjeron që elementët e çuditshëm të ëndrrës ri-organizohen me qëllim që ta bëjnë ëndrrën të kuptueshme, duke krijuar përmbajtjen e qartë të ëndrrës.

Jung – Prototipat dhe e pandërgjegjshmja kolektive


Edhe pse Jung kishte disa mendime të përbashkëta me Frojdin, ai mendonte se ëndrrat janë më shumë se shfaqje e dëshirave të shtypura. Jungu thotë që ëndrrat zbulojnë të pandërgjegjshmen personale dhe atë kolektive, ai besonte se ëndrrat shërbenin për të balancuar pjesët e psiqikës që janë më të pazhvilluara në kohën që jemi zgjuar. Në kundërshti me pohimet e Jungut, kërkimi i mëvonshëm i Hall tregoi se veçoritë që njerëzit shfaqin gjatë kohës që ata janë zgjuar janë të njëjta me ato të shprehura në ëndrra.

 

Jung gjithashtu thoshte që prototipe të tilla si anima, hija dhe animus janë të përfaqësuara shpesh me objekte simbolike apo figura në ëndrra. Ai besonte se këto simbole përfaqësonin qëndrimet që shtypen nga e ndërgjegjshmja e mendjes, por ndryshe nga Frojdi , i cili shpesh shprehej se simbolet specifike përfaqësojnë mendime specifike të së pandergjegjshmes, Jung besonte që ëndrrat janë shume personale dhe se interpretimi i këtyre ëndrrave do të thotë që të njohësh
një pjesë të madhe të individit që ëndërron.

 

Hall – Ëndrrat si proçes njohës

 

Calvin S.Hall sugjeroi që ëndrrat ishin pjesë e proçesit njohës në të cilin ëndrrat shërbejnë si “konceptime’ të elementëve të vetë jetëve tona personale. Hall pa për tema dhe modele duke analizuar me mijëra nga ditarët e ëndrrave nga pjesëmarrësit, duke krijuar kështu një sistem kodimi cilësor që ndante përmbajtjen e ëndrrës në kategori të ndryshme.

Sipas teorisë së Hall, për të interpretuar ëndrrën duhet të dimë :
-Veprimet e ëndërruesit në ëndërr
-objektet dhe figurat në ëndërr
-Nderveprimin ndërmjet ëndërruesit dhe personazheve të ëndrrës
-përcaktimin, ndryshimin dhe përfundimin e ëndrrës.

Qëllimi përfundimtar i këtij interpretimi të ëndrrës nuk është për të kuptuar ëndrrën, por atë që sheh ëndrrën.

Dumhoff-ëndrrat si një refkletim i jetës që bëjmë kur jëmi zgjuar.

G.william Dumhoff është një studiues i njohur që studioi me Calvin Hall në Universitetin e Miamit. Ai ndërmori studime në një shkallë të gjerë përsa i përket përmbajtjes së ëndrrës, ai arriti në përfundimin që ëndrrat reflektojnë mendimet dhe shqetësimet e jetës që bën ëndërruesi ndërsa është i zgjuar. Dumhoff sugjeroi një model neurokonjitiv të ëndrrave në të cilin proçesi i ënedërrimit vjen si rezultat i proçeseve neurologjike dhe një sistemi skemash.Përmbajtja e ëndrrave sugjeron ai, vjen si rezultat i këtyre proçeseve njohëse.

 

Popullarizimi i Interpretimit të ëndrrave


Që nga 1970, është rritur ndjeshëm, falë dhe punës së autorëve të tillë si Ann Faraday. Në libra si “Loja e ëndrrës”, Faraday përvijoi teknika dhe ide se si kushdo mund të interpretonte ëndrrat e tij. Në ditët e sotme konsumatori mund të blej një gamë të gjerë librash të fjalorëve të endrrave, udhëzues simbolikash dhe këshilla për të interpretuar dhe kuptuar ëndrrat.

Kërkimet për ëndrrat padyshim që do vazhdojnë të rriten dhe të ngjallin interes për njerëz që janë gjithëmonë të interesuar për të ditur se ç’kuptim kanë ëndrrat. Sidoqoftë eksperti i ëndrrave G. ëilliam Domhoff këshillon që: nëse ëndrrat që keni parë nuk janë të gëzueshme, interesante intelektualisht apo artistikisht frymëzuese, më mire t’i harroni.” Të tjerë si Kartrajt (Cartëright) dhe Kashzniak ( Kaszniak ) thonë se interpretimi i ëndrrave mund të zbulojë shumë më tepër se sa vetë kuptimi i ëndrrës për ëndërruesin. 

 

“Ëndrra është një vepër arti e cila nuk kërkon ndonjë talent apo trajnim të veçantë nga ëndërruesi, as ndonjë aftësi teknike. Ëndërrimi është një nismë krijuese në të cilën të gjithë ne mundemi dhe gati të gjithë marrim pjesë.”

Clark S.Hall

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...