Borxhi tatimor, gjatë 2017 detyrimet e bizneseve shkojnë në 95.5 mld lekë

Hënë, 07 May 2018 17:03

Edhe pse ka pësuar ulje, borxhi tatimor vijon të mbetet një shqetësim.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, gjatë vitit 2017 detyrimet e papaguara nga biznesi arrijnë në 95.5 miliard lekë.

Ndërkohë, shqetësues është fakti që pjesa më e madhe e kësaj shume zotërohet nga subjektet pasive. Borxhi tatimor ka pësuar ulje me 51.6 miliard lekë krahasuar me 2016 por efekt në këtë ulje ka dhënë edhe zbatimi i ligjit të faljes.

Borxhi i biznesve ndaj administratës tatimore gjatë vitit 2017 rezulton të jetë 95.5 miliard lekë.

Të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve tregojnë se  pavarësisht se në krahasim me 2016 ka pësuar një rënie me 35 % ose me rreth 51.6 miliard lekë, përsëri niveli i tij konsiderohet shqetësues.

Sipas raportit vjetor të  Drejtorisë së Tatimeve, borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet zë pothuajse gjysmën e borxhit në total dhe kap vlerën  45.5 miliard lekë.

Peshën kryesore të borxhit ndaj tatimeve e mban TVSH-ja me 36%, e ndjekur nga tatim-fitimi me 28%, e ndjekur nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 12% dhe TAP me 2%.

Problem mbetet fakti që subjektet e kaluara me status pasiv zotërojnë  më shumë se gjysmën e borxhit tatimor.

Niveli i borxhit tatimor tregon vështirësitë me të cilat po hasen bizneset në vendin tonë, duke mos pasur mundësi që të shlyejnë detyrimet  ndaj administratës tatimore. 

Ndërkohë për të ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura që biznesi i ka administratës tatimore, tashmë është hartuar një strategji ku sipërmarrja mund të bëjë një kontratë-marrëveshjeje me tatimet, për të paguar me këste. 

Kjo  synon të arrijë lehtësimin e bizneseve, si dhe do të përmirësojë dhe të ardhurat nga tatimet në buxhetin e shtetit.

Në uljen e borxhit tatimor ka ndikuar gjithashtu edhe zbatimi i ligjit të faljes, duke sjellë faljen e 54.3 miliard lekëve.

Borxhi tatimor

2016    147 mld lekë

2017   95.5 mld lekë

Borxhi tatimor sipas llojit

TVSH  36% 

Tatim-fitimi  28% 

Sigurimet shoqërore & shëndetësore  12% 

 TAP  2%

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Aktualitet

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata. “Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën...

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Politikë

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Prokuroria ka nisur hetimet mbi punonjësit e policisë, të cilët ushtruan dhunë pak ditë më parë ndaj një 15-vjeçari në zonën e liqenit Artificial në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar me vendim...

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Politikë

Kryeministri Hoti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës

Avdullah Hoti ka rezantuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e kabinetit qeveritar ku do të ketë 4 zv.kryeministra e 16 ministra. Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i...

Sondazh

Nothing found!