×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vajza, hiqni dorë nga Ledri Vula! Mamaja, sapo i zbuloi veset dhe nuk janë pak

E mërkurë, 09 May 2018 20:50

“Unë bashkëjetoj me fanset e Ledrit…” – tha me keqardhje dhe me krenari njëkohësisht Xheraldina Vula, nëna e Ledri Vulës, sot nga “Rudina”, ku ishte e ftuar. Keqardhje, sepse e kupton mjaft mirë ç’do të thotë të kesh idhull dikë dhe të mos e arrish dot, por edhe krenari në të njëjtën kohë, që reperi i njohur ka aq shumë njerëz që e duan.
-640-0-5af321eccbbdb
Marrëdhënia me të birin ka qenë dhe vazhdon të jetë një marrëdhënie për t’u pasur zili. Djali i vetëm i familjes Vula, gjithçka e ndan me dy prindërit e tij, çdo ditë suksesi, çdo ditë sfide: “Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, të tre, jemi si një lloj trekëndëshi, që ndajmë gjithçka mes nesh”, – rrëfen Xheraldina për familjen.

Por nëse është fjala për adhurueset e Ledrit, ah, sa keq ndihet Xheraldina: “I them shpesh Ledrit “sikur të të njihnin ty ato siç të njoh unë, nuk do të kishin ardhur pas teje””, – rrëfen ajo me shaka, por edhe për t’ia tërhequr vëmendjen të birit, i cili ka disa vese që e ëma nuk ia fsheh shkruan Class.

“Është dembel, nuk di të gatuajë, nuk di të shtrojë tavolinën, as nuk di ta pastrojë …” – rrëfen e ëma. Edhe pse duket një ankesë tipike e nënave, e di mirë se i biri, me të gjitha angazhimet që ka, nuk ka kohë për t’u marrë me punët e shtëpisë. Por Xheraldina mendon se ai duhet të jetë i zoti për t’ia dalë edhe vetë, qoftë edhe me gjëra të vogla, në dukje, si këto.

“Unë dua që ai të jetë i zoti të kujdeset për vete dhe jo të gjejë gjithçka gati e të pyesë “a m’u hekuros këmisha?” – shton me të qeshur Xheraldina.
E di mirë që fanset njëlloj do ta duan, sado ankesa dhe vese të ketë për të birin. Me sinqeritet, ua qan hallin atyre: “Është ndjenjë shumë e mirë, por edhe ndjenjë pak e dhimbshme.

E di shumë mirë kur e ke një idhull që s’mund ta takosh ose që s’mund të jetë yti. Më vjen pak keq për këtë gjë, por më vjen edhe shumë mirë që ka fanse, sepse suksesi matet edhe me dashurinë që publiku ta jep. Por edhe Ledri është shumë i dashur me publikun për të cilin këndon. Ledri fal shumë dashuri.

Është shumë e rëndësishme që t’i duash ata për të cilët punon.” Mes gjithë këtyre ankesave që vetë Xheraldina zbuloi për të birin, a jeni të sigurta se do vazhdoni ta ndiqni? Ndoshta, edhe më shumë tani, apo jo?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...