Mercedes ‘djeg’ Ferrarin në provat e Spanjës

Saturday, 12 May 2018 14:12

Në Spanjë është një luftë Ferrari-Mercedes, e shtrirë në kohë, shpejtësi dhe përzgjedhje. Mercedes arrin kohët më të mira edhe në sesionin e tretë, Ferrari ka shpejtësinë më të lartë, ndërsa zgjedhja e gomave ka bërë diferencën në pistë.

Diferenca në kohë mes Mercedes dhe Ferrarit në 24 orët e fundit është përgjysmuar dhe kokëkuqja kërkon të luajë gjithçka për gjithçka në kualifikuese dhe garë, ku për momentin ka treguar se ritmin më të mirë. Në sesionin e provave të treta ka qenë sërish Hamilton më i shpejti në pistë, me kohën 1.17.281. Pas tij u rendit Bottas me vetëm 13 të mijtëtat më ngadalë, ndërsa Vettel me diçka më shumë se 2 të dhjetat u rendit në vendin e tretë. Të tre pilotët e parë përdorën gomat Supersoft.

Nuk kanë munguar daljet nga pista, me Stroll, Grossjean dhe Hartley. Ky i fundit u përplas me muret rrethuese 2 minuta përpara fundit, duke bërë që të valëvitet flamuri i kuq.

Kimi Raikkonen që në këtë sesion u rendit në vendin e katërt, mëngjesin e së shtunës ka ndërruar motorin e njëvendëshes së tij, pas problemeve që shfaqi në sesionin e dytë. Duke qenë se ky është motori i parë që zëvendëson në këtë sezon, nuk ka do të ketë asnjë penalitet në linjën e nisjes për finaldezin./tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...