×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rriten të ardhurat nga akciza/ Shqiptarët konsum rekord të birrës, duhanit dhe karburanteve

Saturday, 12 May 2018 16:19

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksat mbi mallrat e konsumit u rritën për tremujorin e parë të këtij viti në mbi 9.68 miliardë lekë.

Ndër 4 grupet kryesore të mallrave të akcizës, vihet re një rritje e konsiderueshme e importeve dhe rrjedhimisht konsumit.

Sasia e birrës së importuar arriti një nivel rekord prej 6.5 milionë litrash, një rritje prej gati 1 milion litrash krahasuar me një vit më parë. Me afrimin e stinës së verës dhe sezonit turistik, pritet që konsumi të rritet edhe më tepër.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për konsumin e karburanteve, i cili arriti një volum prej 114 mijë tonësh, duke tejkaluar edhe rekordin e vitit 2016 kur regjistroheshin 109 mijë ton karburante si naftë apo benzinë.

Ndërkohë, rritja e nivelit të akcizës së cigareve në fillim të këtij viti nuk ka ndikuar në uljen e kërkesës së tregut. Për tremujorin, kompanitë shqiptare importuan 668 ton cigare, një rritje e konsiderueshme prej 11% krahasuar me vitin paraardhës. Në rritje të lehtë regjistrohet edhe sasia e kafesë e importuar, në 2019 ton.

Karburantet dhe cigaret mbajnë edhe vendet e para në renditjen e të ardhurave të doganave sipas mallrave kryesore. Karburantet përbëjnë 23.4% të të ardhurave, për një total prej 8.4 miliardë lekësh, ndjekur nga cigaret me 4.9 miliardë lekë për 13.6% të të ardhurave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...