Beteja që çau kufirin shqiptaro-shqiptar, dëshmia e fotoreporterit

Hënë, 09 Prill 2018 22:40

9 prilli i vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit. Kjo është një nga betejat me të dokumentuara të asaj kohe kundër ushtrisë serbe, në atë që njihet si beteja e Koshares.

Menjëherë pas largimit të ushtarakëve serbë nga kufiri me Shqipërinë, një grup gazetarësh shkuan në zonën e çliruar, mes tyre ishte edhe fotoreporteri i LSA-së, Gent Shkullaku, i cili tregon për Top Channel emocionet dhe ndjesitë e para.

“Ishte një emocion i veçantë. Në atë zonë të parë të çliruar që mund të quhet edhe si ishulli i parë që u mor në dorëzim nga UÇK, mund të ndjeje aromën e vërtetë të luftës. Jo më larg se 7-8 kilometra nga Koshara, luftohej në llogore, ku forcat serbe tentonin vazhdimisht të rimerrnin nën kontroll zonën”, kujton ai.

Ai regjistroi foto nga fushëbeteja e Koshares, foto që tashmë dokumentojnë një nga ngjarjet historike të shënuara në luftën për çlirimin e Kosovës.

Sot 19 vjet pas kësaj beteje, Shkullaku vazhdon të jetë i bindur se suksesi i betejës së Koshares, më shumë se nga përgatitja e anëtarëve të UÇK, erdhi për shkak të dëshirës që kishin ata për ta parë vendin e tyre të lirë.

“Unë pata shansin që luftëtarët e UÇK t’i takoja qëkur vinin në Rinas dhe shikoje që ishin të rinj, të panjohur me luftën dhe që kishin jetuar jashtë vendit. Por, dëshira e tyre për ta parë të lirë vendin e tyre bëri që të arrinin këto rezultate”, thotë Gent Shkullaku.

Beteja e Koshares i hapi rrugën më pas shtimit të shpejtë të radhëve të UÇK, duke rritur besimin në çlirimin e Kosovës, si dhe krijoi një zonë të sigurt për ndihmat nga jashtë.

Beteja e Koshares e 9 prillit të viti 1999, njohur ndryshe edhe si beteja që çau kufirin shqiptaro-shqiptar shënoi një pikë kthese mjaft të rëndësishme në luftën e UÇK kundër regjimit serb.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

EMRI/ Arrestohet pas 20 vitesh shqiptari, transportonte drogë në vitin 1997 në Itali

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet pas 20 vitesh shqiptari, transportonte drogë në vitin 1997 në Itali

Një shqiptar i arratisur prej më shumë se 20 vitesh pas dy dënimesh për trafik droge, është arrestuar nga policia italiane në Napoli. Mihallaq Boraku, 49 vjeç, me origjinë shqiptare u...

Në krye të Federatës Vatra zgjidhet për herë të parë një shqiptar nga Kosova. Ilmi Berisha shpalos vizionin: Do mbështesim çdo lider nga Tirana e Prishtina

Aktualitet

Në krye të Federatës Vatra zgjidhet për herë të parë një shqiptar nga Kosova. Ilmi Berisha shpalos vizionin: Do mbështesim çdo lider nga Tirana e Prishtina

Në krye të Federatës Panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zgjedhur Ilmi Berisha, shqiptaro-amerikani i parë nga Kosovë që drejton këtë federatë në mbi 100 vite të...

Kush është këngëtarja, me makinën e së cilës u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz?

Aktualitet

Kush është këngëtarja, me makinën e së cilës u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz?

 Në një kohë kur vendet e tjera punojnë për të përsosur teknikat e edukimit dhe zhvillimit të të vegjëlve në kopshte e çerdhe, vendi ynë nuk siguron dot kushtet bazike. Gati...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!