1975/Deklaratat e Havzi Nelës në hetuesinë e Spaçit: Në Perëndim ka demokraci e nivel jetese

Saturday, 09 June 2018 08:58

 

Nga Kastriot Dervishi

 

Në hetuesinë e zhvilluar me hetuesi i degës së punëve të brendshme të Mirditës, Shaban Dani, Havzi Nela dallohet për qartësi politike. Ai shprehet kundër kolektivizimit, ndalimit të besimit fetar, mungesën e lirive si dhe vlerësim për vendet demokratike i SHBA, etj. Të gjitha këto të thëna në vitin 1975.

 

Duke vazhduar sërish me pyetjet e datës 3 korrik 1975 ai thotë:

“Unë kam disa mendime të miat që i kultivoj e i ruaj e që ndoshta këto bien në kundërshtim me këtë sistem. Unë kam për të thënë se lidhur me fenë, ajo duhej të ishte lënë e lirë nga shteti për ta ushtruar populli, mos të merreshin masa kaq të forta që ajo të zhdukej. Me një fjalë unë jam besimtar dhe besoj te feja. Për sa i për ketë kolektivizimit të bujqësisë, unë kam mendimin se është shpejtuar në zonën e malësisë se atje është përdorur edhe forca për t’i futur njerëzit në kolektivizim kur ata kanë kundërshtuar. Këtë e them se nuk ishte përgatitur ideologjikisht fshatari për ta kuptuar se çfarë ishte kolektivizimi dhe nuk kishte kushte për t’u kolektivizuar, se vendi është i thyer, nuk mundet të futet teknika moderne, fshatrat janë shumë të shpërndara e humbasin kohë njerëzit duke udhëtuar. Për sa i takon rinisë them se ajo duhet të lihet më e lirë në drejtim të veshjes, kustos së jetesës, dëfrimit e të mos diktohet sesi të vishet e të qethet, por jam edhe me atë që të mos rrëshqasë nga tabani kombëtar...Për sa i takon standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt e vendeve të perëndimit si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca etj. Këtë e them pse njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë si televizor, automobila, e sende të tjera që bëjnë një jetë vërtet luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës. Po kështu them se në këto vende njerëzit kanë liri të plotë, se atje edhe sikur të bëjnë demonstrata e kërkesa me karakter politik ekonomik, nuk i dënon njeri, ndërsa këtu është ndryshe. Gjithashtu atje njerëzit janë të lirë të shkojnë nga një vend në tjetrin pa ndonjë kufizim. Këtë e lidh edhe me atë se në Amerikë, një president zgjidhet me afat kohor vetëm për 4 vjet, se atë mundet ta kritikojnë, bile e nxorën para gjyqit. Kësaj i thonë demokraci shumë e lartë për mendimin tim. Të gjitha këto përfundime e mendime, unë i nxora nga studimet që kam bërë në literaturën që del në vendin tonë dhe në shtypin e përditshëm”.

 “Unë agjitacion e propagandë kundër pushtetit e konsideroj, kur njeriu të ngrihet e t’u bëjë thirrje të tjerëve për përmbysjen e pushtetit. Unë kam dëshiruar, e mundet të kem shprehur se ligjet e vendit tonë janë shumë të ashpra se të marrin jetën vetëm pse njeriu kalon kufirin dhe kam pasur shpresë se do të ketë ndryshime të ligjeve në favorin e të dënuarve me rastin e 30 vjetorit të çlirimit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...