1979/Ridënimi i Pjetër Arbnorit për shprehjen se "socializmi nuk do triumfojë në botë"

Premte, 20 July 2018 18:38

Nga Kastriot Dervishi

Më 30.1.1979, Pjetër Arbnori u arrestua duke vuajtur dënimin në burgun e Burrelit. U hetua për 4 muaj për akuzën e agjitacionit e propagandës. Në dënimin e dhënë gjykata vërente:

“Është shprehur se socializmi nuk mund të triumfonte në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfra, apo shprehje të tjera se këta (komunistët) janë njerëz të poshtër, pa dinjitet, ndjekin vijën e Stalinit dhe sipas tij politika që ndjek shteti ynë është politikë mashtruese...Në shkrimet e tij, i pandehuri, si një element armik që është ka shprehur tendencën e letërsisë borgjeze revizioniste. Kështu ai personazhit kryesor i shkëput nga problemet aktuale të shoqërisë dhe merret me probleme të parëndësishme në shtetit e ardhshëm, e të tjera”.

Me vendimin nr.37, datë 30.5.1979 Gjykata e Rrethit Mat, e përbërë nga Sotiraq Qafëzezi e ndihmësgjyqtaret Sarie Buna e Selvie Reçi, duke pasur pranë ndihmësprokurorinVangjel Muzina e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës brenda në burg dhe u dënua me 12 vjet të tjera burgim.

Pjetër Arbnori u lirua më 3.8.1989 nga burgu nr.321 i Burrelit. Kishte hyrë në burg më 27.5.1961. U lirua sapo hyri në vitin e 29-të të dënimit. Sigurisht burgimi i tij i gjatë as që ka të krahasuar me burgun e Nelson Mandelës.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...