1985/Shoqja Lenka në korrjen e misrit

Tuesday, 14 August 2018 13:42

Nga Kastriot Dervishi

Në galerinë e madhe të fotove të periudhës së gazepit komunist, po veçoj këtë herë këtë kolazh sa qesharak, aq edhe historik. Në mes të popullit të fshatit të vuajtur deri në palcë, ka mbërritur ish kooperativistja, dikur mjelësja e dalluar, anëtarja e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Lenka Çuko (kjo mbulonte në linjë partie edhe problemet ushtarake dhe ato të punëve të brendshme, përfshi Sigurimin). Megjithëse shoqja në fjalë i kishte lënë pas vite më parë këto gjëra, për efektin propagandistik të partisë, ajo së bashku me drejtuesit e rrethit të veriut janë vënë në një shfaqje teatrale përpara popullit në zhveshjen e misrit. Skena qesharake ka dy plane: kontrastin e thellë midis udhëheqjes e popullit si dhe formën propagandistike të pjesëmarrjes së kuadrove në krye të fushatave. Vihet re mënyra gati kinematografike e kuadrove të lartë në zhveshjen e misrit. Për fat të keq, këto forma propagande po i shohin edhe sot, madje në qendër të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...