1949/Mbledhja e komunistëve të Mirditës pas vrasjes: Faji ishte i Bardhokut

Saturday, 18 August 2018 14:25
Faksimile e procesverbalit të mbledhjes së komunistëve të Mirditës Faksimile e procesverbalit të mbledhjes së komunistëve të Mirditës

Nga Kastriot Dervishi

Sipas Nikollë Mëlyshit, më 1.7.1949 Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Ndue Mëlyshi bënë një mbledhje me kryetarë çetash antikomuniste (rreth 60 veta). Këtu bënë riorganizimin e nënkomitetit të Mirditës me kryetar Ndue Pjetër Gjomarkajn, nënkryetar Ndue Bajraktarin dhe tre anëtarë. U vendos edhe vrasja e Bardhok Bibës për shkak zhdukjeve të zakoneve, të vrasjeve, dërgimit të vajzave nëpër brigada, etj. Vrasja u krye nga organi i shpagimit të Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, orën 16.30 të dielën e datës 7.8.1949 në kohën kur Bardhoku po kalonte për të shkuar në një konferencë komuniste në Kaçinar. Mbi kufomë iu la vendimi i nënkomitetit në fjalë.

Në orën 21.30 të datës 7 gusht, kufoma e Bardhok Bibës u vendos në sallën e komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Mirditës, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua të nesërmen.

Gazeta “Bashkimi” e datës 8 gusht 1949 shkruante se Bardhoku “nuk kurse asgjë për çlirimin e popullit nga okupatorët dhe nga bajraktarët për ndërtimin e bazave të socializmit dhe për luftën kundra atyre që duan ta pengojnë popullin nga kjo rrugë. Në ceremoni morën pjesë Mehmet Shehu dhe Gjin Marku. Babai i Bardhokut u shpreh: “Të rrojë partia, Enveri dhe gjithë komunistët. Bardhoku im nuk ka vdekur, por ka le”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të PPSH-së të Rrethit Mirditë

Në orët e darkës së 9 gushtit 1949 u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Partisë së Rrethit Mirditë. Mungonin për arsye pune të gjendjes në terren: Theodhor Gjati, Sulejman Manoku, Isuf Kullolli, Sejdin Alizoti, Frrok Pjetri dhe Llesh Pjetër Nikolli. Pika e parë e rendit të ditës ishte “vigjilenca dhe lufta kundër armikut”. Shumica akuzon Bardhokun se nuk dinte apo nuk donte të mbrohej.

Pjesë nga debati i zhvilluar (ekstrakt):

Muhamer Spahiu: ...Përgjegjësia e parë për vrasjen e shokut Bardhok i bie në radhë të parë shokut Bardhok Biba, i cili me gjithë këshillimet nga ana e Komitetit Central nuk mori masa vetëmbrojtëse, e përveç kësaj përgjegjësia i bie edhe Byrosë e cila nuk e ka këshilluar ose t’i heqë vërejtje shokut Bardhok.

..Vrasja e shokut Bardhok nuk duhet të jetë as që t’i transi shokët, por duhet të jetë mobilizim më i madh për zhdukjen e kriminelëve. Detyra e domosdoshme e organizatave të partisë është që të ndihmojnë organet e Sigurimit. Vrasja e shokut Bardhok Biba duhet të shfrytëzohet me urrejtjen e reaksionit, në mobilizimin e planit të shtetit, etj. Për këtë duhet një punë e madhe politike me masat. Të kuptojë populli se neve jemi të fortë dhe të gjithë armiqtë do t’i zhdukim. Për këtë duhet të përdoret agjitacioni individual i anëtarëve të partisë, pse kështu do arrijmë të rrënjosim urrejtje karshi armiqve dhe sigurimin në situatë. Duhet të luftojë partia kundër zakoneve të mbrapshta e të dobëta të këtij rrethi, por s’duhet të zhduken ato të mira siç është besa p.sh., por gjithnjë duke vënë në dukje se besa nuk është me kriminelët pse ato nuk kanë besë, por me elementin besnik.

 

Januz Nebija: Dua të them se shoku Bardhok e ka nënvlerësuar armikun, kjo është e vërtetë sa herë që ai lëvizte vetëm në terren. Dakord se shoku Bardhok i ka pasë këto të meta, por unë them të dalim me një vendim që të shfrytëzohet rasti i vrasjes së Bardhokut për urrejtjen karshi armikut dhe mobilizimi i organizatës për planin e shtetit.. 

 

Velo Marku: Në lidhje me Bardhok Bibën unë them se faji kryesor i bie Byrosë e cila nuk e ka shtruar fare se Bardhoku nënvlerësonte armikun...

 

Preng Prenga: Për vrasjen e Bardhokut dua të them se shoku ynë e nënvlerësonte armikun, por ka edhe vetë natyrën e tij...

Shqiponja Doçi: Për luftën kundër reaksionit nuk është mobilizimi i duhur. Informacioni nuk është respektuar...Konspiracioni nuk është mbajtur...shpeshherë populli e ka ditur kur vjen Bardhoku, Mhilli, etj. Armatimi i shokëve është i dobët dhe nuk mbahet si duhet...

 

Zeman Saliaj:...Në lidhje me armatimin, seksioni (i policisë-shënim) i ka armatos shokët, por ka pasur edhe që nuk duan të armatosen.

 

Mhill Doçi:...Ne duhet të ngjallim urrejtjen karshi armikut te shokët dhe në gjithë popullin....Vrasja e shokut Bardhok nuk tregon se armiku është më i fortë se ne, por tregon moskujdesin e Byrosë e të vetë shokut Bardhok...

 

Pjetër Lleshi: Për sa i përket çështjes së Bardhoku u caktua në plan pune në Shpal, unë nuk e quaj gabim pse aty ishte terreni më i dobët, por nuk jam dakord për mosinteresimin e vetëmbrojtjes...

 

Gaqo Gjonçi: Puna e shokëve me të afërmit e tyre është e dobët dhe nuk përdoret agjitacioni individual. E kjo është e metë e shokëve.

 

Ismail Çaushi: Në lidhje me nënvlerësimin e armikut kjo u ngrit nga të gjithë shokët dhe doli e qartë në rrethin tuaj. Çështja e konspiracionit duhet të bëhet mësim dhe duhet të përdoret si metodë lufte kundër armikut. Këtu doli çështja e frikës te shokët e partisë dhe të bëhet e qartë gjithë shokëve që të tregojnë urrejtje karshi këtyre.

(vijon tematika)

Modifikuar më Saturday, 18 August 2018 15:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...