Kurimi i imazhit të diktatorit

Premte, 31 August 2018 10:49
Majtas fotografia origjinale dhe djathtas ajo e retushuar Majtas fotografia origjinale dhe djathtas ajo e retushuar

Nga Kastriot Dervishi

Që prej majit 1944, diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha duhej popullarizuar. Në këtë kohë ai filloi të bëjë fotografi për të marrë pamjen e një komandanti. Pas vitit 1944 kërkoheshin vazhdimisht imazhe për t’u botuar në libra e në albume në të cilat duhet dhënë një variant udhëheqësi e optimist. Për këtë arsye, janë shmangur fotot me bark të madh apo me veshje të rrudhosura. Hoxha deri në këtë kohë nuk kishte qenë i kujdesshëm për veten e tij. Në mjaft foto, xhaketat i ka të rrudhosura, fotot nuk përçojnë entuziazëm, etj. Dhe sjell për ilustrim këtë foto. Vini re krahasimet e kurimit të imazhit të diktatorit. Sfondi i fotos është ndryshuar. Nga pamje natyrale, ka dashur të japë një version dalje nga zyra. Fytyra është zbardhur, xhepat janë hekurosur, rripat janë vendosur drejt, etj. Për të qenë në rregull, yllit të kuq komunist i është shtuar edhe një drapër sovjetik. Fotoja është një prej treguesve se te komunistët propaganda, trushplarja d.m.th., është një element i rëndësishëm pas atij kriminal.

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 10:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...