AT DONAT KURTI O.F.M.

Hënë, 03 September 2018 19:23
At DONAT KURTI O.F.M. (1903 – 1983) At DONAT KURTI O.F.M. (1903 – 1983)

Nga Fritz RADOVANI

ISHTE DREJTORI I FUNDIT I GJIMNAZIT FRANÇESKAN “ILLYRICUM”…
Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor, perkthyes, studjues i persosun i fjalorit
frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe “fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i
formulës së pavdekshme “Fe e Atdhe”… Per të cilen “banin vdekjen si me lé !”
Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të pafund që po u afroheshin, pra jemi
pak ditë para 11 nandorit 1946 kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha,
vendi ku Sigurimi komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye
në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.
Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e
sigurimit futen në oborrin e Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyres dhe merr çekiqin
dhe kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë
komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi.
Po, fatkeqsia vazhdon... At Donat Kurti me shokë nisen drejtë Kalvarit pafund...
Nga viti 1964 kur doli nga Burreli e erdhi në Shkoder e njoha... Kishe ndigjue se per Këte
Frat një dijetar i njohun, Prof. Dr. Norbert Jokli, e kishte cilsue bash At Donat Kurtin:
"Një ndër prozatorët ma të mëdhaj Shqiptarë"... Edhe kjo një tjeter “fatkeqsi”...
Kisha e kuvende u shemben... U zhdukën edhe germallat e tyne... U sheshuen... Bashkë
me ata u vodhën dhe u pervetsuen edhe veprat e Tyne. Hajdutët nuk i permenda sot...
Njëditë At Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, në
Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i kishte të mëshefun si
shumë shokë të Tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme ....
të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u
bashkue me shokët e dashtun të vetët, Eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë per sa vite.
At Donat Kurti O.F.M., ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin
një Frati fukara, i nderuem prej fukarave të mbarë Shqipnisë, që u la trashigim një thesar
shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARËT E KOMBIT” dhe “Fjalorin
Frazeologjik me 45.000 fraza Shqipe”... Të gjitha “të mbulueme me pluhun”...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...