Prokurori komunist i “Postribës”, akuzonte për “fashizëm”, por ishte vetë fashist

Diel, 09 September 2018 18:22
Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste

Nga Kastriot Dervishi

Më shumë se një vit më pas nga kryengritja e Postribës, të pandehurit u gjykuan nga Këshilli i Gjykatës Ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej: kapiten I MistoBllaci – kryetar, kapiten II Pertef Alizoti dhe nëntoger  Anastas Koroveshi. Prokurori ishte kapiten Namik Qemali, i njohur edhe në procese të tjera të zhvilluara në Shkodër gjatë kësaj kohe. Gjuha e prokurorit komunist, nuk ishte tjetër veçse nj gojë e qelbur. Po veçoj një pjesë të saj vetëm për ta dalluar gjatë leximit të pretencës së tij:

Përbërja e këtij kuadri banditësh është e përzierë se në të bëjnë pjesë njerëz të shumë kallëpeve dhe bojërave: tregtarë të patriotizmës dhe nacionalizmës shqiptare, priftërinj këmishëzinj fashistë, pronarë tokash (latifondistë) agjentë të spiunazhit amerikan dhe një seri lecka të shoqërisë, por në tërësi qëllimi  i tyre ka qenë një dhe i vetëm të rrëzonin pushtetin popullor dhe të binin në fuqi regjimin e vjetër të shembur dhe të urryer. Për t’ia arritur qëllimit të tyre objektiv dhe demonial këto kërma të ndyra janë venë me mish e me shpirt për t’u organizuar ndonjë organizatë terroriste me program dhe frymë antikombëtare dhe antipopullore. Aktiviteti i këtyre fundërrinave të fashizmit fillon në luftë kundër reformave tona shoqërore duke e zhvilluar këtë me metoda të kurdisura me mjeshtëri duke thurur parulla dhe duke bërë fushatë agjitacioni dhe propagandë me qëllim që të mblidhnin rreth vetes së tyre gjithë njerëzit e prekur nga reformat e pushteti demokratik dhe gjithë të pakënaqurit”.

Prokurori Namik Qemal Ahmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës. Pavarësisht se ishte me 5 klasë fillore, ai u bë prokurori që çoi në vdekje e burgime të gjata një pjesë të mirë të elitës së Shkodrës. Në një dokument të datës 12.6.1951 të drejtorit të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haxhi Lleshi, saktësohej biografia e tij. Në shtator 1943 kishte dalë partizan. Mirë që nuk pati qëndruar shumë, sepse plagosi veten për të qëndruar në shtëpi. U propozua për t’u nxjerrë në lirim sepse në vitet 1940-1942 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste dhe ndihmës i zëvendësisht nënprefektit të Kurveleshit.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 19:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...