1984/Debati i udhëheqjes për shtimin e dhive dhe rolin e cjepërve të tre krahinave

Premte, 21 September 2018 18:42

Nga Kastriot Dervishi

Një pjesë tjetër po kaq interesante për blegtorinë është pjesa për shtimin e deleve dhe dhive. Nëse nuk do kishin emra, do kujtonim se ndodheshim në një mbledhje zooteknikësh të ndonjë drejtorie bujqësie apo të vetë Ministrisë së Bujqësisë. Do ishte krejt normale, pavarësisht kohës, që pikërisht këto dy të fundit të merreshin me këto gjëra. Shtrimi i këtyre çështjeve në nivel të lartë partiak, tregon sa kot ka qenë kjo punë.

Ekstrakt nga debati

Shoku Enver Hoxha: Kemi sjellë ne nga jashtë raca delesh për mish?

Shoku Adil Çarçani: Kemi sjellë tri raca shoku Enver, “Kokëmadhja” gjermane është njëra prej tyre. Delja e kësaj race është e bardhë e me peshë të madhe; tjetra quhet “Sufola”, me origjinë angleze. Qengji i kësaj deleje arrin 35-40 kile para se të dorëzohet. Këto janë kryesisht për mish. Kemi sjellë pastaj edhe një racë tjetër, por nuk më kujtohet emri. U bënë 4-5 vjet që janë sjellë këto raca dhe Themija (ministrja e Bujqësisë-shënim) më ka folur që po shkojnë mirë. Këtyre u duhen plotësuar disa kushte të veçanta, si regjimi gjysmë stallor, mbasi nuk e durojnë regjimin e plotë stallor, po edhe ushqimin e duan të mirë, veçse kanë peshë të madhe dhe për mish janë raca të mira. Ndërmarrja e rritjes së gjedhit në Korçë ka bërë një program për përhapjen e këtyre racave.

Dhi nuk kemi sjellë nga jashtë, se jemi mbështetur në kryqëzimin e dhive tona me cjeptë e Krumës, të Martaneshit dhe të Mokrës. Vjet u kalua edhe në ndërzimin artificial, që në dhitë nuk ka qenë i planifikuar. Janë të gjitha mundësitë që dhia të shtohet akoma më shumë në pyje dhe në krahina.

Shoku Enver Hoxha: Po, po, shkurre kemi plot ne.

Shoku Adil Çarçani: Kooperativa bujqësore e Pustecit, që është me drejtim blegtoral, sipas një programi që ka bërë kryesia e saj, do ta rritë numrin e dhive deri në 18 mijë. Ky program ka filluar të realizohet, sepse edhe kushtet janë, vend për kullotë ka plot. Si kjo kooperativë kemi edhe të tjerat.

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...