1984/Industria dështake e socializmit, dilte me humbje të mëdha

Diel, 30 September 2018 15:25

Nga Kastriot Dervishi

Për 45 vjet, në Shqipëri me kredi jugosllavi, sovjetike e kineze, u ndërtua një industri e lehtë dhe e rëndë e kotë krejt pa asnjë logjikë ekonomike. Fabrikat, uzinat dhe kombinatet e socializmit, u ndërtuan për të formuar klasën punëtore, në emër të një krenarie të kotë, e me humbje katastrofale. Ato nuk udhëhiqeshin nga asnjë logjikë ekonomike, madje ishin bomba të mëdha ekologjike (vazhdojnë të sjellin pasoja të rënda). Është folur shpesh se pas vitit 1990 u shkatërruan këto “vepra” të cilat në të vërtetë shkatërrime dhe ndryshqe kanë qenë qysh kur u krijuan. Sikur së ishin mbjellë sipërfaqet ku u vendosën këto bomba ekologjike, fitimi nga frutat, drutë frutorë, etj, do të ishte në miliarda euro. Ekonomia socialiste nuk mund të ishte ndryshe nga politika, por veçse një dështim e me kosto të jashtëzakonshme. Ndërtimet pa kriter, mungesa e fitimit, vendosja e objekteve në zona qytetëse apo toka bujqësore, janë karakteristikat kryesore të veprave të socializmit.

Mbledhja e Sekretariatit, e datës datë 14.9.1984, diskutoi ndër të tjera për gjendjen në Rrethin e Mirditës. Biseda nis nga kooperativat, derrat, e përfundon te humbjet te fabrika e pasurimit të bakrit Mirditë. Edhe këtu flitet për se një prej fabrikave kryesore të bakrit, mbahet kot e me humbje në punë.

Ekstrakt nga biseda:

Shoku Ramiz Alia: Si dolët në Mirditë shoku Vangjel?

Shoku Vangjel Çërrava: Mirë shoku Ramiz. Plot gjëra mësova.

Shoku Ramiz Alia: Cila nga kooperativat bujqësore është më e mira në Rrethin e Mirditës, ajo e Blinishtit?

Shoku Vangjel Çërrava: Në Rrethin e Mirditës ka disa kooperativa të mira shoku Ramiz. Përveç kooperativës bujqësore të Blinishtit, të mira janë kooperativa e Domgjonit dhe ajo e Oroshit. Zona që shtrihet nga krahu i majtë i rrugës për në Rrëshen, që si territor kufizohet me Pukën, i ka kooperativat më të mira.

***

Shoku Adil Çarçani: Edhe rritjen e derrit, Mirdita e ka më mirë se rrethet e tjera të veriut. Jo vetëm vitin e kaluar, por edhe sivjet me derra ata kanë shkuar mirë. Vjet ju dhamë për rritje një sasi të mirë gicash.

Shoku Vangjel Çërrava: Dërgimi i gicave rretheve si Mirdita ishte masë shumë e mirë.

Shoku Adil Çarçani: Që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kooperativa bujqësore të Mirditës u kemi dhënë mjaft gica, ato po i rrisin dhe që këtë vit, do t’u shpërndajnë anëtarëve për mish.

Shoku Vangjel Çërrava: Parashikojmë t’u japim nga 10 kilogram për frymë. Në këtë mënyrë, një familje që ka deri 5-6 frymë do të marrë mesatarisht 50-60 kg mish (në vit, por që ngeli teorike-shënim). Kjo është sasi e konsiderueshme.

Shoku Simon Stefani: Kështu i bie të marrë çdo familje afërsisht një derr.

***

Shoku Adil Çarçani: Fabrika e pasurimit të bakrit Mirditë del me 3 milionë e gjysmë lekë humbje. Nga studimet që janë bërë, bakri del me humbje.

Shoku Vangjel Çërrava: Paga vjetore e punonjësve të asaj fabrike është e barabartë me 900 mijë lekë. Neve mbajmë gjithë njerëz pa punë dhe u japim pagën kot.

Shoku Adil Çarçani: Nuk do t’i mbajmë kot po do t’u gjejmë punë. Disa mund t’i dërgojmë në ekipet gjeologjike, disa në minierën e Kurbneshit. Ta shohim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...