Publikohet video e rrallë e Mbretit Zogu I në Paris

Saturday, 20 October 2018 17:06

Kjo video e shkurtër tregon mbretin Zog duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit në Paris. Data është 21 gusht, 1939.

Ajo është pjesë e dokumentarëve të lajmeve që shfaqeshin në kinematë franceze të kohës dhe deri dje ishte e mbuluar nga pluhuri i historisë.

Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit 1939, pas një udhëtimi të gjatë, në fillim në Greqi, pastaj në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.

Ai u vendos në Chateau de la Maye të Versajës me Mbretëreshën Geraldine, djalin disamuajsh Leka I dhe suitën e tyre.

Një turmë kurreshtarësh është mbledhur pranë Harkut të Triumfit për të parë mbretin shqiptar, largimi i të cilit nga Shqipëria disa muaj më parë kishte bërë bujë në shtypin europian.

Më 7 prill 1939, Shqipëria e Zogut ishte pushtuar nga Italia e Benito Mussolinit me një akt prej gangsteri dhe Europës po i hynin të dridhurat.

Në një plan më personal, Mbreti Zog ishte martuar vetëm një vit më parë me hungarezen Geraldine dhe bebja e çiftit mbretëror shqiptar ishte vetëm dy ditëshe kur ndodhi pushtimi.

Zogu nuk qëndroi shumë në Paris, sepse më 10 maj 1940 Hitleri sulmoi Francën dhe e pushtoi brenda 6 javësh. Familja mbretërore u detyrua të mërgojë në Angli.

Publikuar në profilin e Facebook nga Ilir IKONOMI

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...