1950/Kasem Trebeshina kërkoi ndërprerjen e studimeve të larta për t’u rikthyer në ushtri

Premte, 26 October 2018 18:25

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të vitin 1949 Kasem Trebeshina, student në Institutin “Ostrovski” në Leningrad kërkon që të ndërprerë studimet. Një praktikë dokumentesh, disa raporte, tregojnë historinë e ndërprerjes së këtyre studimeve. Trebeshina njihet si një ndër themeluesit e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (paraardhësja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes), prej së cilës është larguar vetë. Duke qenë në Bashkimin Sovjetik, Trebeshina kërkoi të rikthehej në ushtri e të ndërpriste studimet. Drejtoresha e Drejtorisë së Organizimit dhe Inspektimit në KQ të PPSH-së, Liri Belishova, nga Tirana, 25.1.1950 i telegrafon sekretarit të parë të legatës shqiptare në Moskë, Reis Malile:

Pretendimi i shokut Kasem Trebeshina se gjoja nga ana e Komitetit Central dhe e Drejtorisë Politik të Ushtrisë Popullore, nuk është sqaruar në lidhje me lutjen e tij bërë pas kongresit të parë të PKSH-së, nuk është i drejtë. I lartpërmendur para se të largohej nga Shqipëria është thirrur dhe sqaruar si nga shokët e Kolegjiumit pranë Komitetit Central, ashtu dhe nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. Shoku Kasem, kishte kërkuar vetë të largohej nga ushtria, dëshirë që ju plotësua. Pas kongresit, ai kërkon të rikthehet në ushtri. Kjo dëshirë nuk mund t’i plotësohej se nuk paraqitej nevoja më për kuadro në ushtri. Për këto arsye, është sqaruar dhe prandaj nuk ka përse t’i ngeje më këtë gjora. Për çështjet e tjera që ai ngre, të thirret nga ju dhe të sqarohet. Lajmëroni përfundimin dhe qëndrimin e tij pas këshillimeve tuaja”.

(vijon)

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 18:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...