Trebeshina: Jam shkrimtar i madh, burim kam popullin, nuk më duhet shkollimi

Diel, 28 October 2018 11:54

Nga Kastriot Dervishi

Muajt janar e shkurt 1950 kanë qenë të kota nga legata shqiptare në Moskë për ta bindur Kasem Trebeshinën të ndjekë studimet e larta në Leningrad. Në shterim të tyre ministri shqiptar në Moskë, njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi nevojën e kthimit në atdhe të Kasem Trebeshinës. Në raportin përkatës, del se Trebeshina e quan veten shkrimtar të madh të lidhur me popullin dhe se nuk i duhej fare shkolla. Raport nxjerr edhe disa çështje të tjera që lidhen me shkaqe anësore si mundësinë e vetëvrasjes, largimin nga aeroporti, etj.

***

Legata e RP të Shqipërisë në Moskë

Moskë, 9.3.1950

Ministrisë së Punëve të Jashtme

Duke parë qëndrimin e studentit Kasem Trebeshina, e thirrëm pranë kësaj legate për ta këshilluar. I sipërmi erdhi, porse efektivisht gjithë përpjekjet tona për ta bindur atë që të vazhdojë studimet, nuk zunë vend. Atij i është fiksuar në mendje se është njeri i zoti, shkrimtar me perspektivë të madhe se s’mund të studiojë në shkolla, se shkolla s’është për të. “Unë jam nga ata shkrimtarë që për burim kam popullin, atje ku ai punon, çdo gjë tjetër është absurde për mua”-thotë ai.

Neve kujtuam se ai mos nuk ishte në rregull nga nervat, si rrjedhim e dërguam e i bëmë disa vizita. Doktorët deklaruan: “Nuk ka krizë serioze nervore, porse vuan nga psikopatia dhe se ka një prishje të sistemit negativ nervoz”. Doktorët e këshilluan afër një orë që të vazhdojë studimet, por ai në asnjë mënyrë nuk u bind. Si rrjedhim doktorët thanë se atij i është bërë ide fikse se është shkrimtar shumë i zoti. Të tillë tipave nuk ke çfarë t’u bësh. Për ta qetësuar duhet dërguar në Shqipëri. Është i kotë qëndrimi i tij këtu.

Megjithatë, ne filluam prapë me këshilla ta bindim atë për rrugën e tij të gabuar, por ai as që u tund fare nga vendimi i tij. Fjala e tij në fund qe: “Unë dua të kthehem me doemos në Shqipëri, s’dua të vazhdoj në asnjë mënyrë studimet, për këtë kam marrë vendim të prerë, ju bëni ç’të doni”. Si rrjedhim i fjalëve të mësipërme, ai bëri edhe dy letrat që ju bashkëngjiten, nga të cilat mund të kuptoni gjendjen e tij.

Kasemi si pas gjithë gjendjes që paraqitet s’ka asnjë tjetër rrugëdalje veçse kthimit në Shqipëri, por meqenëse ai ka folur mjaft budallallëqe, u ka hipur një pesimizëm në maksimum dhe ka tendencë vetëvrasje, është e domosdoshme që gjatë udhëtimit të jetë i shoqëruar me doemos nga një person tjetër.

Ai ka shfaqur tendenca mosbesimi në maksimum karshi organeve të pushtetit, për këtë kapet në bazën pse Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer përgjigjen e lutjes së tij. duke e lënë vetëm atë, s’është çudi të bëjë ndonjë skandal o akt politik negativ, p.sh. t’i shkrepet në kokë e të iki kur aeroplani do të ulet në aerodromin e Beogradit.

Ne u interesuam pranë Ministrisë së Arsimit këtu që t’i rregullonim ndonjë vend për ta shtruar në spital disa kohë. Prej saj kemi marrë premtimin se brenda pak kohëve do të na gjejë një vend. Megjithatë sipas nesh, efekti do të jetë shumë i vogël dhe nuk mund të themi asgjë se s’është çudi që ai të ikë edhe nga spitali. Mendimi ynë është që Kasemi të kthehet në Shqipëri. Tjetër rrugë për të nuk ka. Lutemi që rreth çështjes së sipërme të kemi një përgjigje urgjente telegrafike. Bashkëngjitur ju dërgojmë dy letra të tjera të bëra nga vetë ai si dhe raportin e mjekut.

Ministri

(Vasil Nathanaili)

Shënim: Botohet me korrektime letrare, pa ndryshuar asgjë nga përmbajtja e tekstit.

(vijon)

Modifikuar më Diel, 28 October 2018 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...