Skënder Hallko nga Vlora, 32 vjet e gjysmë burgim për dy arratisje

Tuesday, 30 October 2018 17:22

Nga Kastriot Dervishi

Në librin e zi të komunizmit Skënder Hallko, lindur në Vranisht të Vlorës në vitin 1920, është “regjistruar” me 32 vjet, 7 muaj dhe 9 ditë. Të dy dënimet janë për tentativë arratisje. Hyri në burg në moshën 29 vjeçare dhe doli prej andej 62 vjeç. Një jetë e shkuar kot.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1949-1964: 14 vjet 7 muaj 9 ditë

1964-1982: 18 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 29 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 62 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua më 27.8.1949 në tentativë arratisje në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës, ai u bë pjesë e një procesi, te i cili përziheshin edhe ngjarje të kaluara nga lufta. Me vendimin nr.90, datë 4.6.1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës në bazë të ligjit nr.372, gjykata e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. Dënime me 8-15 vjet morën edhe të dënuarit e tjerë . Pas shumë vitesh burgim nëpër burgje e kampe, u lirua më 9.4.1964. 

Dënimi i dytë

Pas lirimit nga burgu është dërguar në fshatin e tij në Vranisht. Duke mos patur asnjë shpresë tjetër për të jetuar, vetë, katër muaj pas daljes nga burgu, përpiqet për t’u arratisur përsëri. Mirëpo më 15.8.1964, ora 6.00 diktohet në Postën Kufitare të Radatit në Gjirokastër dhe ndalohet. Gjykata Qarkut të Vlorës me vendimin nr.44, datë 2.11.1964 e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64-10 të Kodit Penal e dënoi me 18 vjet burgim, të cilat i pandehuri i vuajti të plota. U lirua nga burgu më 15.8.1982.

=========k

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...