Libraria “Lumo Skëndo” në Tiranë dhe një gënjeshtër e E.Hoxhës

Tuesday, 13 November 2018 09:54
Libraria "Lumo Skëndo" dhe mjedis i brendshëm i saj. Foto e vitit 1933 nga "Minerva" Libraria "Lumo Skëndo" dhe mjedis i brendshëm i saj. Foto e vitit 1933 nga "Minerva"

Nga Kastriot Dervishi

Në kryqëzimin midis rrugës së Dibrës me rrugën e sotme të “Barrikadave” (ish rruga “Mbretëresha Geraldinë”), (afër teqesë) ka qenë dikur  libraria “Lumo Skëndo”. Jo shumë larg njëri-tjetrit, Enver Hoxha shiste cigare e mish derri në dyqanin "Flora", ndërsa Mit'hat Frashëri shiste libra e jepte dituri. Fotografia tregon librarinë "Lumi Skëndo", e cila u shit më 5.2.1941 për 30 mijë franga. Aktet e shitjes u përpiluan nga noteri publik Muntaz Kokalari. Blerës ishte Mehmet Ali Ndroqi i shoqërisë “Skamba”. Të pranishëm si dëshmitarë në aktin e shitjes ishin Njazi Rushen Demi nga Filati dhe Ramazan Shaban Koçi nga Kruja.  Në librin e tij “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” (Tiranë 1984), Enver Hoxha përshkruan edhe një takim që ka pasur me Mit’hat Frashërit, ku thotë se shkonte ndonjë herë për të blerë ndonjë libër. Hoxha as në libër nuk heq dorë nga zakoni i vjetër i mashtruesit e gënjeshtarit. Thotë se ishte ilegal kur takoi Mit’hat Frashërin, në një kohë që libraria është shitur në shkurt 1941 dhe ai ka dalë ilegal në maj 1942 pas zbulimit të dokumenteve të PKSH-së nga policia e kohës. Nuk ka asnjë mundësi të jetë zhvilluar ndonjë debat i pretenduar në librari, por sigurisht mund të jetë zhvilluar në mjedise të tjera (p.sh. te shtëpia e Bahri Omarit) që Hoxha nuk do t’i tregojë sepse komprometonin qëndrimin e tij gjatë luftës.Edhe sot, ithtarët e Enver Hoxhës, takëmi i llumit enverist, kriminelë e persekutorë të diktaturës, pasardhës të tyre, nuk mund të rrinë pa përbaltur figurën e Mit’hat Frashërit, nuk rrinë dot pa gënjyer ndaj tij, pasi me Shqipërinë e dashurinë për librin ata nuk i lidh asnjë. Nuk u shqitet dashuria për draprin sovjetik e yllin komunist. Ndjehen ende sovjetikë e jo shqiptarë.

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 18:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...