Kujtimet e Dushan Mugoshës, ja si e akuzonte Ballit Kombëtar për Mukjen

Hënë, 19 November 2018 18:35
Pjesë nga përkthimi i kujtimeve të Mugoshës, si dhe E.Hoxha në mes të D.Mugoshës e M.Popoviçit në vitin 1943 Pjesë nga përkthimi i kujtimeve të Mugoshës, si dhe E.Hoxha në mes të D.Mugoshës e M.Popoviçit në vitin 1943

Nga Kastriot Dervishi

Komunistët nuk janë të sinqertë në festimet që bëjnë me rastin e ardhjes në pushtet dhe vrasjes së shqiptarëve. Ndërsa i njohin merita njërit prej vrasësve të kësaj lufte, Enver Hoxhës, ata nuk përmendin fare në ceremonitë që organizojnë as Miladin Popoviçin e as Dushan Mugoshën. Nga rraqet e magazinësku mbajnë parullat e fotografitë e ceremonive, komunistët nuk kanë asnjë foto me Miladin e Dushan, duke u mohuar kështu udhëheqësve të tyre protagonizmin e padiskutueshëm të tyre në luftë kundër shqiptarëve. Të dy jugosllavët, kanë qenë organizatorët e themeluesit e Partisë Komuniste, si dhe drejtuesit e të ashtuquajturës lëvizje nacionalçlirimtare, e cila përçoi tërësisht një model jugosllav në vitet 1941-1944. Dushan Mugosha kujtimet e tij për kohën kur qëndroi në Shqipëri, i botoi fillimisht në revistën jugosllave “Nin”, nëntor 1971, në numrat 1090-1128, e më pas në një libër në vitin 1973. Këto kujtime erdhën në Komitetin Qendror të PPSH-së, u përkthyen në gjuhën shqipe dhe u bënë pjesë e Arkivit të kësaj partie, prej nga ku edhe unë i kam marrë. Mugosha e analizon Ballin Kombëtar fiks siç e analizojnë sot ata që janë kundër Mit’hat Frashërit. Nuk dallojnë në asgjë. Madje Mugosha thotë se trakti i parë kundër Ballit Kombëtar ka dalë nën nxitjen e tij.

Pjesë nga kujtimet e Dushan Mugoshës

Dinakëria e Ballit Kombëtar

Qarqet reaksionare, agallarët  e bejlerët në bashkëpunim me pushtuesit dhe qeverinë kuislinge, organizuan në atë kohë Ballin Kombëtar. Programi i organizatës kishte në thelb “pritjen e kohës”, d.m.th., kur fashistët të humbnin luftën të dilnin e të merrnin pushtetin. Kjo organizatë reaksionare mendonte se ajo që po bënin komunistët ishte aventurë dhe luftë vëllavrasëse, se shqiptarët ishin pak dhe se do të ishin akoma më pak, nëse do të luftonin kundër pushtuesve. Për cilin pra duhej luftuar, “për Shqipërinë pa shqiptarë”. Prandaj Balli Kombëtar e drejtoi luftën kundër komunistëve se të cilët i paraqisnin  se do krijonin “kazanin e përbashkët”, “gra të përbashkëta”, “do shkatërronin kisha e xhamia”, se “nuk njihnin Zotin dhe ishin anarkistë”.

Balli Kombëtar rreth vetes së tij bashkoi forcat më të errëta reaksionare, bejlerët, agallarët, tregtarët e mëdhenj, politikanët e falimentuar, bajraktarët që nuk hynë në qeverinë kuislinge. Ai shfrytëzonte në masë parullën: “ne jemi kundër pushtuesit, por atëherë kur t’i vijë koha”...

Në propagandën e tij dinake, Balli nuk linte pa përmendur as Miladinin dhe mua. Në traktin “Luftëtarë të vrarë” thuhej:

‘Klika terroriste që përbëhet nga serbët Dushan e Miladin kanë përhapur helmin e tyre dhe kanë ndezur luftën e tmerrshme vëllavrasëse, që deri tani nuk e ka parë populli shqiptar. Partia Komuniste e Dushanit dhe Miladinit ka vrarë deri tani qindra nacionalistë të ndershëm vetëm për arsye se kanë refuzuar të hynë në radhët e partisë terroriste që drejtohet nga ata’.

Mesazh i dyshimtë nga Mukja

Balli Kombëtar përdorte shpesh këto shprehje për ne: “Kazan i përbashkët”, “gra të përbashkëta”, “anarki”, dhe veçanërisht fliste për “luftën vëllavrasëse që bëjnë shqiptarët, të mashtruar nga komunistët jugosllavë, Miladin e Dushan”. Në traktin “Nga rruga e gabuar në rrugë të drejtë”, krerët e Ballit shkruanin:

‘Çdo gjë që përmendëm këtu nga ana e Partisë Komuniste, shfrytëzohet vetëm për të mashtruar masat punonjëse pasi në të vërtetë populli tashmë po e kupton se partia e drejtuar nga “Sala” (Dushani), nga Miladini dhe klika e tyre, në vend të premtimit të lirisë ka sjellë diktaturën e terrorit.., në vend të përparimit, ka sjellë shkatërrimin, në vend të lumturisë, fatkeqësinë e vuajtjet...Mos i dëgjoni gjakatarët e njerëzit e shitur që duan të shuajnë vatrat tuaja, që me fjalët e tyre plot helm duan të shfrytëzojnë forcat e rinisë për qëllimet e tyre imperialiste’.

Sipas një vendimi të mëparshëm, me propozim të shokut Tempo, gjatë kohës së një takimi me komitetin qendror të PKSH-së, duhej të ky i fundit, për qarkun e Vlorës e të Gjirokastrës, të krijonte shtabin e zonës së parë operative. Kushtet për këtë ishin pjekur. Në këtë rajon vepronin disa çeta partizane dhe secila prej tyre kryente në mënyrë të pavarur, aksione. Përveç kësaj, ardhja e luftëtarëve të rinj ishte e madhe. Ishte e domosdoshme të krijohej një organ që njësitë e reja t’i vinte nën një komandë të vetme. Shtabi u formua natën dhe të nesërmen të gjitha çetave të këtij rajoni iu dërguan udhëzimet e para me nënshkrimin e zonës së parë operative për Vlorën dhe Gjirokastrën.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 19:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...