1944/Bahri Omari në hetuesi: Deshëm marrëveshje me grekët për të siguruar Kosovën

E mërkurë, 05 December 2018 09:29
Pjesë nga hetuesia e Bahri Omarit në dhjetor 1944 si dhe ai në gjyqin special, mars 1944 Pjesë nga hetuesia e Bahri Omarit në dhjetor 1944 si dhe ai në gjyqin special, mars 1944

Nga Kastriot Dervishi

Protagonisti kryesor për arritjen e një marrëveshje me tre parti greke ka qenë Bahri Omari, jo Mit’hat Frashëri. Ky i fundit është përfshirë në të pa qenë aktori kryesor. Vetë Omari e sqaron këtë në hetuesinë e zhvilluar ndaj tij. Duke lexuar pjesë të saj, çështja e bisedimeve të asokohshme bëhet shumë e qartë.

***

Hetuesia e Bahri Omarit më 6.12.1944 para hetuesve Josif Pashko dhe Selman Brahimi:

-Në prill 1944, tri parti greke të cilat ishin në lidhje me kryeministrin grek Ralis, më propozuan mua me anë të një letre për të bërë një federatë greko-shqiptare. Për këtë gjë, vura në dijeni kryeministrin tonë, Kolë Tromarën dhe organizatën e Ballit Kombëtar. Mbasi qe preliminare akoma nuk qe biseduar në Këshillin e Ministrave. Partitë greke kërkonin të bëhej një federatë greko-shqiptare, duke i njohur kufijtë e vitit 1913.

-Neve pranonim bashkëpunimin me partitë greke të sipërme, por për një konfederatë, ku të merrnin pjesë gjithë Ballkani dhe sidomos Turqia. Për bisedime për këtë konfederatë kemi marrë pjesë: Mit’hati, unë, Kolë Tromara, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica.

-Meqenëse si ne, si grekët nuk i kishin gjithë partitë të bashkuara, ne mendonim që të bënim marrëveshje qeveria shqiptare me qeverinë greke.

-Ne e pëlqyem marrëveshjen meqë grekët njihnin kufijtë e Shqipërisë së 1913-s, në jug, si dhe të njihnin Kosovën të lidhej me Shqipërinë.

Në vijim do të lexoni deklaratat e kryenegociatorit  Xhavit Leskoviku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...