Numri i dëshmorëve i ngjan një burse, ndryshon vit pas viti

E mërkurë, 19 December 2018 17:30

Nga Kastriot Dervishi

Kohë pas kohe, numri i dëshmorëve që lidhen me “luftën nacionalçlirimtare” ka lëvizur, i ngjan një burse financiare në rritje. Nëse në gjithë botën numri i dëshmorëve është i palëvizshëm, në Shqipëri numri rritet kohë pas kohe. Ndonëse asnjëherë nuk u vërtetua gënjeshtra e madhe e 28 mijëve, ajo sërish mbrohet me fanatizëm nga të njëjtën krijues të saj. Le të shohim një historik të shkurtër pas vitit 1945. Deri në këtë kohë, shteti shqiptar paguante një numër simbolik familjesh patriotike me kontribute në historinë e vendit. Nuk merrej Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, por institutet e sigurimeve shoqërore.

Fillimisht u abrogua ligj nr.70, datë 21.5.1945 i rrogave jetike. Më tej u abrogua ligji i datës 27.12.1927 “Mbi shpërblimin patriotik”, me ligjin nr.109, datë 29.8.1945 “Mbi shpërblimet e familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të Luftës Nacionalçlirimtare si dhe të atdhetarëve ose familjeve të tyre që i kanë sjellë shërbime të çmueshme atdheut gjatë Rilindjes Kombëtare. Ligji vendoste shpërblime për dëshmorët e viteve 1939-1945, si dhe linte të paqartë periudhat e tjera të historisë, të cilat do t’i shihte një komision.

Kohë pas kohë, me këtë çështje është abuzuar si nga organet e pushtetit vendor, ashtu edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila gjatë diktaturës ka miratuar një numër të madh dëshmorësh.

Të dhëna me shifra për periudhën 7 prill 1939-9 maj 1945

-30 korrik 1946: në Kuvendin Popullor deklarohet se Shqipëria kishte 40 mijë dëshmorë.

-16 nëntor 1951: Sigurimet shoqërore paguanin për 3.373 dëshmorë.

-16 shkurt 1980: Këshilli i Ministrave thotë se janë rreth 6.000 dëshmorë.

-Viti 2012, Ministria e Mbrojtjes nxjerr shifrën e 7.188 dëshmorëve.

Të dhënat e nxjerra nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2012 sipas qarqeve:

Berati, 540

Dibër, 267

Durrës, 180

Elbasan, 480

Fier, 900

Gjirokastër, 1140

Korçë, 1200

Kukës, 240

Lezhë, 60

Shkodër, 201

Tiranë, 540

Vlorë, 1440

7.188 gjithsej  dëshmorë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...