Shqiponja e monumentit të lirisë në tre kohë të ndryshme

Premte, 21 December 2018 11:04

Nga Kastriot Dervishi

Më 30 gusht 1938, me rastin e 10-vjetorit të mbretërisë u përurua në vendin ku sot është sheshi “Nënë Tereza”, monumenti i lirisë. Princesha Ruhije dhe ministri i Punëve të Brendshme Musa Juka ishin personalitetet kryesore të ceremonisë së zhvilluar. Pas pushtimit fashist, me zgjerimin e sheshit, monumenti u shemb, ndërsa shqiponja e tij u zhvendos në sheshin “Skënderbej”. Aty ku sot qëndron shtatorja e Skënderbeut u ngrit një piedestal për të vendosur vetëm shqiponjën. Në vitin 1945 përpara këtij piedestali u vendos një parullë e madhe ku shkruheshin fjalët: “Gjaku i heronjve tonë siguroi lirinë e popullit. Lavdi e përjetshme dëshmorëve”. Edhe ky monument u shemb në vitin 1950 për t’ia lënë vendin fillimit të punimeve për shtatoren kushtuar Stalinit. Nuk dihet ku përfundoi kjo shqiponja. Fotografitë tregojnë shqiponjën në pamjen fillestare dhe atë të mëpasme në sheshin “Skënderbej”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...