1966/Udhëheqësi me njeriun e ri plak e zborist

E Enjte, 10 Janar 2019 17:41

Nga Kastriot Dervishi

Më 27-30 nëntor 1966 pasi la Sarandën, udhëheqësi iu drejtua vendlindjes, Gjirokastrës. U zhvilluan shumë takime dhe disa fjalë u hodhën në kartë në ditarin e diktatorit. Fotografët fiksuan shumë foto. Diktatori vizitoi kooperativa e uzina. Shumica e tyre nuk u bënë pjesë e albumeve. Nuk u gjetën interesante. Dukej një popull i lodhur dhe i trembur. Njëra prej tyre ishte edhe kjo e bërë me një njeri të ri, por të vjetër në moshë të kalitur nga revolucioni. Është sajuar me veshje ushtari e po bisedon në rrugë.  Veshja e të moshuarit është shumë teatrale. Ai është mobilizuar për të treguar gatishmërinë e tij në mbrojtje të revolucionit. Teksa e këqyr me endje, diktatori mban cigaren në dorë, ndërsa plaku nuk e sheh as në sy.

Në ditar, diktatori E.Hoxha shkruan ndër të tjera: “Vizitën e parë e bëra në Uzinën Metalike. Uzinë e bukur, e re, me zgjerimin e asortimente. U gëzova shumë kur pashë se shumica dërrmuese e atyre që punonin atje ishin vajza të reja me arsim 7-vjeçar dhe me gjimnaz... Vajta vizitova kooperativat e artizanatit. Shumë gra punojnë në to dhe janë të zellshme, të gëzuara, punëtore. Gruaja ka hyrë gjerësisht në prodhim dhe sulmon me vrull përpara…U fola grave për problemet e kohës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...