1953/Pushkatimi para të burgosurve të kampit nr.6 Cërrik

Premte, 08 February 2019 17:54

Nga Kastriot Dervishi

Kampi i punës së detyruar të të burgosurve nr.6, është ndër më të panjohurit, por ndër më të tmerrshmit e llojit të vet. Ai funksionoi në vitet 1952-1953. Aktiviteti i tij u shtri te Rrapi i Trishit Tiranë, Varibop dhe Cërrik. Të burgosurit kryenin punime ndërtimi dhe bonifikimi në kushtet më çnjerëzore që mund të mendohej. Në fund të vitit 1952 kampi numëronte 700 të burgosur. Duke punuar për ndërtimin e rafinerisë së naftës, të burgosurit mezi e përballonin normën e rëndë të punës. Dy prej tyre guxuan të arratisen. Bido Dyrmishi ishte dënuar në vitin 1950 fillimisht me vdekje, por dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm. Akuzohej si strehues i desantit Tefik Kokla. Shefqet Meta ishte dënuar në vitin 1951 me 8 vjet burgim për tentativë arratisje. Sipas komunikatës nr.134, datë 27.12.1952 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohej arratisja e të dënuarve Bido Shefqet Dyrmishi nga Bërsniku Gramsh, 23 vjeç dhe Shefqet Abedin Meta nga Bërzeshta, 30 vjeç. Arratisja nuk zgjati shumë dhe më 3.1.1953 ata u arrestuan. U gjykuan për t’u bërë shembull. Me vendimin nr.68, datë 12.8.1953, Gjykata Ushtarake Korçë me veprim në Elbasan, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64 të Kodit Penal e dënoi me vdekje, pushkatim. Gjykata urdhëronte që dënimi të ekzekutohej në sy të të burgosurve në Cërrik. I pandehuri tjetër u dënua me 25 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.314, datë 3.9.1953 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Ekzekutimi u bë më 12.10.1953 para të burgosurve të kampit nr.6 Cërrik. Të burgosurit duhej të kishin frikë për arratisje të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...