1960/Masat e Kadri Hazbiut ndaj kuadrove të Sigurimit që u tallën dhe vunë në lojë nga Xhafer Kananaj

E Enjte, 28 February 2019 15:53
Faksimile e shkresës së Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehu në zyrë Faksimile e shkresës së Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehu në zyrë

Nga Kastriot Dervishi

Xhafer Kananaj zbuloi në moshën 30-vjeçare se oficerët e Sigurimit ishin “servilë, hipokritë, frikacakë, pa moral”. Krejt pa dashje, në një rrethanë të padëshiruar, Kananaj zbuloi se ata që hiqeshin si të zgjuar, nuk ishin veçse të paaftë dhe të paditur. Në gjithë aktivitetin e tij nga marsi në gusht 1960, Xhafer Kananaj zbuloi paaftësinë intelektuale dhe organizative të Sigurimit të Shtetit. Dy kryetarë të degëve të punëve të brendshme, Feçor Shehu në Shkodër dhe Kopi Niko në Durrës, kishin rënë në kurthin e thjeshtë të Xhafer Kananajt. Kushedi sa të tjerë kishin ngrënë një lojë aq të thjeshtë të bërë nga një njeri i popullit. Rasti i Kananajt tregonte se oficerët e Sigurimit ishin krejt të paaftë në ushtrimin e detyrave të tyre.

Feçor Shehu, lindur më 4.3.1926, kishte mbaruar filloren në vitin 1939 ose 1940 (nuk u kujtohej saktë shkruan në autobiografinë e tij. në shkurt 1943 partizan me petën plakë të Mallakastrës, e më tej me brigadën e 12 komuniste. Pas lufte, falë pozicionit me organet e Sigurimit, kryen në një vit shkollën unike natën në vitet 1946-1947 në udhëtim në Gjirokastër e Elbasan dhe klasën e parë të liceut të Korçës më 1947-1948. Në vitin 1949 kryen një kurs 3-mujor sigurimi dhe pavarësisht mungesave kapërcen në shkurt 1951 deri mars 1952 kryen shkollën e lartë të Sigurimit në Bashkimin Sovjetik. Me të gjithë këtë biografi, kuadri i lartë i organeve të Sigurimit, nuk jepte garanci inteligjencie.

Më 15 maj 1967 – 31 dhjetor 1969 dhe 1 mars 1974 – 15 janar 1980 Feçor Shehu kish qenë drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit në MPB. Më 1970 – 1980 është edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Më 1980 – 1982 ministër i Punëve të Brendshme. Pra, Kananaj kish mundur të zbriste në tokë formimin gjoja intelektual të Feçor Shehut.

Nisur nga situata e rëndë, e cila tregonte injorancën dhe paaftësinë organeve të punëve të brendshme, ministri i Punëve të Brendshme mori masa ndaj syleshëve të Sigurimit. Më 23.9.1960, ai i bënte të njohur ngjarjen e rëndë gjithë organeve të punëve të brendshme gjeneral -leitnant Kadri Hazbiu. Këto ishin si më poshtë:

3-Për arsye se kanë kryer faje të rënda që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjshmërisë, të urdhrave dhe rregullave në fuqi, t’i jepen gjyqit kapiten I Vasil Sema, kapiten Stavri Marini dhe kapter Petro Gori.

 4-Për arsye se nuk janë treguar në lartësinë e funksione që mbajnë dhe se kanë shkelur urdhrat dhe rregullat në fuqi:

a-Të nxirren në lirim si të padenjë major Mehmet Sinica, kapiten I Syrja Shehu, Novrus Harizi, Nazmi Dushku dhe toger Hetem Vrenozi.

b-T’u ulet nga një gradë kapitenëve Sulo Hajdari, Shaqo Hameti dhe toger Vasil Feshtit.

c-Të shkarkohen dhe transferohen me ulje kolonel Bastri Bedini, nënkolonel Skënder Vinçani, Taqo Luarasi dhe Hysen Hoxhati, major Niko Çami, kapitenat I Thanas Kallajxhiu, Hamdi Ulqinaku, kapiten II Fane Xhuveli.

d-U heq vërejtje me paralajmërim nënkolonel Mitat Zaçes, kapitenëve të parë Ramazan Domi dhe Pandeli Bllaca.

5-Për kolonel Feçor Shehun dhe kolonel Kopi Niko respektivisht kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër dhe Durrës nuk po marr masa për arsye se janë të rinj në këto detyra, porse do të kenë parasysh masën e përgjegjësisë që ata mbajnë.

6-Për arsye se nuk janë treguar vigjilentë dhe të disiplinuar si kolektiv efektiv i postës policisë së urës Baçallëkut të çmobilizohen.

7-Për arsye se janë treguar vigjilente dhe të rregullt në zbatimin e detyrës në këtë rast, falënderoj komandantin e postes policisë plazhit Durrës dhe gjithë efektivin e kësaj poste.

8-Ky urdhër të punohet me gjithë kuadrin oficer në repartet dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me përjashtim të nënpikave b, c, dhe d të pikës 4 si dhe të pikës 5 plotësisht, urdhri të punohet me gjithë efektivin.

Modifikuar më E Enjte, 28 February 2019 16:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...