1991/Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, shifrat dhe treguesit

Diel, 31 Mars 2019 10:13
Karikatura e Bujar Kapexhiut për zgjedhjet e 31 marsit 1991 Karikatura e Bujar Kapexhiut për zgjedhjet e 31 marsit 1991

Nga Kastriot Dervishi

Ishin dekretuar të zhvilloheshin më 10.2.1991, por u shtunë më 31.3.1991. Dekretin e nxori Presidiumi i Kuvendit Popullor. Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet kur organet e shtetit si forcat e armatosura, sistemi i drejtësisë, ishin tërësisht të politizuara dhe punonjësit apo efektivët e tyre anëtarë të Partisë së Punës. Ishin nisur të bëheshin si zgjedhje me shoqatat e organizatat e Partisë së Punës, por me pranimin e pluralizmit, rrethanat e zhvillimit ndryshuan. Morën pjesë në zgjedhje: Partia e Punës (sot Partia Socialiste), Partia Demokratike, Partia Agrare, Partia Republikane, Partia Ekologjike. Nga organizatat: Organizata “Omonia”, Komiteti i Veteranëve, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Gruas, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë. Zgjedhjet u zhvilluan edhe me zona balotazhi. Ishte një fletë votimi. Vlefshmëria e votës nënkuptonte mosfshirjen e një kandidati. Nga Kuvendi Popullor paraardhës i dalë nga zgjedhjet e vitit 1987, ishin zgjedhur vetëm 19 deputetë ose 7.6 % e numrit të përgjithshëm të tyre, të gjithë nga Partia e Punës. Zgjedhjet i dhanë rezultatet:

-Partia e Punës: 169 deputetë ose 67,6%

-Partisë Demokratike: 75 deputetë ose 30 %

-Organizata “Omonia” 5 deputetë ose 2 %

-Komiteti i Veteranëve: 1 deputet ose 0.4 %

Në përfundim të zgjedhjeve, sekretari i KQ të PPSH-së, Xhelil Gjoni, vlerësoi fitoren e forcës së tij politike dhe tha se kjo parti do të merrte nga marksizëm – leninizmi atë që ishte më e mirë.

Kuvendi Popullor përbëhej nga 57 inxhinierë, 62 të profilit bujqësor, 37 mësues e pedagogë, 38 ekonomistë, 20 mjekë dhe 14 juristë e gazetarë. Kryetar u zgjodh Kastriot Islami nga Partia e Punës dhe nënkryetar Lush Përpali (Partia e Punës) dhe Aleksandër Meksi (Partia Demokratike)

Sesioni i parë i Kuvendit Popullor u çel më 15.4.1991. Mbledhja e fundit u zhvillua më 30.1.1992. Sipas marrëveshjes politike të arritur në fund të majit 1991, kjo legjislaturë u shpërnda për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan më 22.3.1992.

Funksionuan tre grupe kuvendore të: Partisë së Punës, Partisë Demokratike dhe “Omonias”. Kjo legjislaturë votoi zgjedhjen e Ramiz Alisë president, rrëzoi kushtetutën e vitit 1976, miratoi Dispozitat Kryesore Kushtetuese, miratoi qeveritë e Fatos Nanos, Ylli Bufit dhe Vilson Ahmetit dhe një sërë ligjesh.

Në çfarë kushtesh u zhvilluan këto zgjedhje, e ka pasqyruar fare bukur i mirënjohuri Bujar Kapexhiu me karikaturën bashkëlidhur, botuar në “RD” të atij viti.

Modifikuar më Diel, 31 Mars 2019 10:37

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen dy persona

Kronikë

Kapet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar...

Më shumë se 400 emigrantë arritën në ishujt grekë në 24 orët e fundit

Aktualitet

Më shumë se 400 emigrantë arritën në ishujt grekë në 24 orët e fundit

Rojet bregdetare greke kanë asistuar në shpëtimin e 225 refugjatëve në 5 incidente të ndryshme në ishujt në lindje të Egjeut përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas selisë së Autoritetit Portual...

Lajm bombastik! Media spanjolle largon Ronaldon nga Juventusi, do të luaj në Angli

Sport

Lajm bombastik! Media spanjolle largon Ronaldon nga Juventusi, do të luaj në Angli

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një nga moment më të errët në karrierën e tij. Luzitani po zhvillon një start sezoni për tu harruar me Juventusin. CR7 mund të largohet nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!