1991/Mbledhja e përbashkët. Ruçi: Në Shkodër ka duf kundër pushtetit, nuk mund të arrestojmë dot tani

Tuesday, 02 Prill 2019 18:43

Nga Kastriot Dervishi

Më 2 prill 1991 në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor është zhvilluar mbledhja e përbashkët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Presidencial. Nga kjo mbledhje e gjatë, po bëj të njohur një pjesë të vogël të debatit të gjatë. Anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Rita Marko, kërkoi të merrej Sigurimi, Hetuesia e gjykta me këtë çështje.

Pjesë nga debati

Gramoz Ruçi: Aktualisht shokë të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të Presidencës gjendja në vend është tensionuar dhe e acaruar. Mund të themi dy fjalë në qoftë se deri tani është kërkuar për t’u zbatuar nga forca të ndryshme si brenda, ashtu dhe jashtë vendit i ashtuquajturi skenar rumin që është shmangur me zgjuarsi si nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, ashtu dhe nga partia në pushtet, sot, ose më mirë me thënë që dje, ka filluar skenari bullgar, ose të dyja bashkë.

Veçanërisht në tre qytete, në Shkodër, Kavajë dhe në Tiranë, këto kanë qenë më evidente. Gjendja më e rëndë paraqitet në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër ka pasur grumbullime pa veprime të jashtëligjshme si mbrëmë, por veçanërisht sot, janë shoqëruar edhe me veprime.

Në këto grumbullime, pra në këto turma, janë vënë në radhë të parë fëmijët dhe gratë dhe dëgjohen thirrjet kundër Partisë së Punës, kundër personaliteteve politike, thirrje për armë, kundra zonave jugore dhe verilindore, kundra fshatarësisë. Para se të vija këtu, një grup marshonte drejt godinës degës së punëve të brendshme.

Janë dëmtuar, djegur dy autoblinda të policisë. Gjithashtu sipas të dhënave operative paraprake, pra janë të dhëna operative, pa u vërtetuar, ka pasur të vrarë dhe disa të plagosur nga të dy palët (shtuar me shkrim dore fjala “nga të dy palët”).

Ramiz Alia: Mirë Gramoz, thuaj ç’ke për të thënë.

Gramoz Ruçi: Pyetja janë kapur apo jo? Aktualisht në Shkodër këtë porosi kam dhënë. Organet nuk mund të veprojnë ndaj njerëzve tani, për të kapur në këtë moment, përpara se të vija unë këtu në Presidium. Veprimi ndaj njerëzve me arrestime, do të ishte katastrofale, domethënë është e pamundur, domethënë është e pamundur, të tillë egërsi ka.

Pyetja e dytë është, mendimi ynë, ose parashikimi, si do të ecë kjo prognozë, është një shprehje dufi apo? Ne aktualisht kemi mendimin që e kaloi cakun e dufit, të festës së fitores. Problemi vete një çikë më tej. Dhe në qoftë se e keni parasysh që e thashë që në fillim, që këtu kemi të bëjmë me një skenar rumun apo bullgar, unë them të dyja bashkë. Pra bëhet thirrje për gjak, bëhet thirrje për marrjen e pushtetit me dhunë. Kjo është e hapur dhe evidente kudo.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...