Sekretari i Enverit dhe nëndrejtori i Nexhmijes

E Enjte, 25 Prill 2019 18:18

Nga Kastriot Dervishi

Sevo Tarifa, “me origjinë fshatar i varfër” (vdiste partia për këtë kontingjent), u shkollua pas lufte, sigurisht pasi braktisi në mënyrë mizore katundin prej nga vinte. Ai ishte partizan i vitit 1944, pra i fundit të luftës. Krejt pa asnjë kontribut në këtë luftë (por me aktivitet jo për t’u lavdëruar në viset shqiptare në Jugosllavi), nga mbarimi i saj e deri sot, nuk ka pushuar së shituri mend se është “veteran”. Kushedi edhe sa i kanë shkuar humbjet financiare fondit të pensioneve të shtetit shqiptar, duke paguar heroizma të paqena. Pasi punoi shumë vite me rininë, në vitin 1970 u emërua sekretar i Enver Hoxhës, diktatorit më të tmerrshëm dhe gjendicistit më të paparë të historisë së Shqipërisë, krimet e të cilit kalojnë disa pushtime bashkë. Kësisoj, nuk flet veterani Sevo, por flet sekretari i Enverit dhe nënkryetari i Nexhmijes. Gjoja lufta (për shokun në fjalë partia ka zbuluar gjëra që i ka thënë në raportet e mëparshme) është maska metodologjike që këta përdorin në propagandat e tyre. Kulmi i karrierës së shokut Sevo ishte viti 1970, kur partia e llozave e emëroi si njeri të besuar pranë diktatorit. Në mënyrë të përkryer, kryeagjitatori “veteran” që edhe në pleqëri nuk rri pa trazuar helimin që ka hedhur gjithë jetën është fiks sekretari i Enverit dhe nënkryetari i Nexhmijes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...