Shtatorja “Nënë Shqipëri”, një model sovjetik që nuk meriton respekt

Diel, 05 May 2019 10:18

Nga Kastriot Dervishi

Çdo shqiptar duhet të shohë me dyshim dhe të refuzojë trashëgiminë komuniste të simboleve. Ajo është ndërtuar e frymëzuar nga parimet e luftës së klasave, urrejtjes dhe pushtetit komunist. Çdo simbol është pjesë e rrjetit të agjitacionit monumental të Partisë së Punës. Gurët e gdhendur, shtatoret, etj, nuk janë gjë tjetër veçse propaganda komuniste që nuk lidhen as me dëshmorët e as me atdheun. Ka shumë vite që në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, zhvillohen karnavale rreth një mase guri me figurën e nënës që simbolizon të rënët në luftë për revolucionin komunist. Nuk ka asnjë kombëtare shqiptare. Historia lidhet tërësisht me organin ekzekutiv të Partisë së Punës dhe diktatorin më të madh që nxori kjo parti. Le të shohim aktet.

Me vendimin nr.86, datë 25.3.1970, të Byrosë Politike u caktua vendi i ri i varrezave të dëshmorëve. Deri këtë kohë, vendi ishte te parku i sotëm i liqenit.

Me vendimin nr.236/1, datë 15-16.3.1970, të Byrosë Politike u miratua projektideja e varrezave sipas variantit të parë.

Me vendimin nr.20, datë 27.2.1970, të Byrosë Politike u miratua mauzoleumit dhe skulpturën në varrezat e dëshmorëve të Tiranës u vendos skulptura sipas variantit të parë me një grua që përfaqësonte “nënën Shqipëri”, por realisht e ngjashme me variante sovjetike në Rusi apo Ukrainën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...