Prefekti i Gjirokastrës në kongresin që themeloi shtetin më terrorist të Europës

Premte, 24 May 2019 18:43
Deputeti Braho dhe prefekti i Qarkut Gjirokastër para fotos së diktatorit Deputeti Braho dhe prefekti i Qarkut Gjirokastër para fotos së diktatorit

Nga Kastriot Dervishi

Sot, në 24 maj, përvjetorit e 75 të nisjes së kongresi jugosllav i Përmetit, kopja e shëmtuar e mbledhjeve të AVNO-it, komunistët përkujtuan në këtë qytet datën kur nisi jetën shteti më terrorist komunist në Europën lindore. Dhe meqë në këtë aktivitet është e zakonit të bëhen bashkë persekutorë e ish funksionarë të regjimit të djeshëm, mesazhi më i qartë që na u dha ishte ai se lufta e klasave mbetet e pandryshuar për këta. Nuk ka dyshim që të ashtuquajturit “veteranë” nuk janë gjë tjetër veçse agjitatorë komunistë që nuk kanë parë luftë me sy. Ata janë ish të privilegjuar të regjimit të djeshëm. Nëse do hiqnim ngjyrat, as nuk kishte dallim fare se do kujtonim se ishim në vitet ’70. I njëjti dekor sovjetik dhe po ato fjalë boshe, për të përligjur çeljen e regjimit me karakter terrorist dhe antishqiptar që u vendos në Shqipëri nën kujdesin jugosllav. Kryetari i shoqatës së veteranëve (që ishte 4 vjeç kur filloi lufta) e quajti kongresin “ngjarjen më të rëndësishme të luftës nacionalçlirimtare”. Përfaqësuesi i qeverisë, prefekti i Qarkut Gjirokastër foli si anëtar i Byrosë Politike se i vetmi pushtet në atë kohë ishte ai “popullor”. Ndërsa Spartak Braho, avokat i zellshëm i regjimit komunist tha se ngjarja e kongresit ishte e krahasuar me atë të Kuvendit të Vlorës në vitin 1912. Braho nuk dinte se kongresi i Përmetit shkatërroi pikërisht shtetit që me aq mundim ngritën patriotët shqiptarë deri atë kohë, shteti i cili nisi në Vlorë. Sigurisht, foto e diktatorit zbukuronin sallën, ndërsa fotot e mareshalit Tito, nuk ishin vendosur. As fotot e shokëve Miladin e Dushan.

Modifikuar më Diel, 26 May 2019 18:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...