2010/Disa tregues nga rrëzimi i ligjit të dytë të lustracionit

Premte, 07 June 2019 10:08
Foto lustruese. Arratisja nga një kamp pune në vitin 1984 Foto lustruese. Arratisja nga një kamp pune në vitin 1984

Nga Kastriot Dervishi

Ligji i parë i lustracionit u votua nga Kuvendi Popullor në vitin 1995. Zbatimi i tij niste në vitin 1996, kryesisht me kategorinë e personave që zgjidheshin. Ligji kishte fuqi deri në vitin 2001.  

Si pasojë e ngjarjeve të 1997-s, ligji u rrudh vazhdimisht. Në fillim ligji parashikonte ndalesa për një kategori personash që rezultonin përveç funksioneve të larta në shtetin komunist, edhe pjesëmarrës në procese politike, oficerë të Sigurimit të Shtetit, hetues, bashkëpunëtorë të Sigurimit. Me ndryshimit drastike që iu bënë ligjit në vitet 1997-1998, vëmendja u përqendrua pjesërisht vetëm te bashkëpunëtorët e Sigurimit.

Një përpjekje tjetër u bë në vitin 2008. U miratua një ligj gati tërësisht i ngjashëm me ligjin e vitit 1995.Fuqia e ligjit ishte deri në vitin 2014. Kësaj radhe ligji nuk u provua fare sepse atij i dha fund Gjykata Kushtetuese. Në historikun e saj, nga viti 1992 e deri më sot, kjo gjykatë ka pasur gjithsej 34 gjyqtarë. Prej tyre, 24 kanë marrë pjesë në dënime politike gjatë komunizmit si gjyqtarë, prokurorë dhe hetues. Gjykata, në vitin 2010, pasi kishte pezulluar më parë zbatimin, shqyrtoi kërkesën e grupit kuvendor të PS-së për shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”.

Nga 9 vetë që kishte trupa gjykuese, 6 gjyqtarë kishin qenë pjesëmarrës në procese të dënimeve politike si gjyqtarë apo prokurorë. Njëri nga gjyqtarët kishte dhënë dënim me vdekje në komunizëm, ndërsa një tjetër figuronte i regjistruar diku tjetër. Vendimi nr.9, datë 23.3.2010, shfuqizoi si të papajtueshëm me kushtetutën. 

Tregues të rrëzimit të ligjit nr.10034

-Relatori gjyqtar: djali i një oficeri Sigurimi.

-Kërkues: Grupi kuvendor i PS-së, trashëgimtarja e Partisë së Punës, përfaqësuar nga një deputete.

-Kërkues: Shoqata Kombëtare e Prokurorëve: përfaqësuar nga djali i një ish punonjësi veteran të punëve të brendshme.

-Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit: përfaqësuar nga gruaja e një komisari kufiri.

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...