1980/Enver Hoxha cakton 17 mijë dëshmorë të vrarë nga gjermanët dhe çfarë ngelte ua lë italianëve

Tuesday, 18 June 2019 17:03

Nga Kastriot Dervishi

Të gjithë iu kujtohet para pak vitesh një ish partizan “trim” që 70 e ca vjet pas lufte krenohej se kishte vrarë “300 gjermanë”. Në pleqëri të thellë, ish partizani në fakt nuk po bënte gjë tjetër veçse të njëjtin veprim heroik, gënjeshtrën. Ndërsa dihet se komunistët gjatë luftës civile të viteve 1943-1944 kanë vrarë së paku 2 mijë shqiptarë jokomunistë, për 5 vite luftë së bashku, ata në asnjë rrethanë nuk kanë vrarë 2 mijë italianë e gjermanë së bashku. Mirëpo ja që shifrat duheshin për t’u mburrur apo sipas rastit. Gënjeshtra më e madhe, si qershia mbi tortë, është ajo e 28 mijë dëshmorëve. Edhe kjo shifër ishte si ato të planit e prodhimit bujqësor e industrial, me të cilat të gjithë gënjenin njëri-tjetrin.

Në mbledhjen e sekretariatit të datës 31.1.1980, shtrohen për diskutim edhe bisedimet që kanë filluar me gjermanët në Vjenë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në kushtet e krizës së thellë dhe nevojës për para, Enver Hoxha kërkonte ta paraqiste Shqipërinë gjatë luftës së vendi që u dëmtua shumë nga gjermanët, me dëme materiale, të vrarë, etj. në këtë bisedë, Hoxha porosit si të gënjehet gjermani për shifrën që ata kanë vrarë gjatë luftës. Në bisedën e gjatë, E.Hoxha thotë se ambasadori shqiptar në Vjenë, “aq di”.

***

Enver Hoxha: Po rëndësi ka si duhet të përgjigjet. Ky i yni mund të thotë që janë 17 mijë të vrarë nga gjermanët. Po ne i kemi vrarë të tërë ata?-do të pyesë ai. Domethënë ju nuk keni bërë kundër Italisë? Kështu do të thotë gjermani, se ai i ka mbledhur të tëra komunikatat tona dhe raportet e Ministrisë së Luftës së kohës së Musolinit; dhe dokumentet e tij për çështjen e shqiptarëve i ka të sistemuara ai në dosje të veçanta. Prandaj gjermani thotë: Italia ju ka djegur krahina juve. Unë për këtë kam dokumentet tuaj, traktet që keni hedhur, në të cilat ju thoni se as nga forcat italiane, traktet që keni hedhur, në të cilat ju thoni se nga forcat italiane janë djegur Mallakastra, Përmeti, Kurveleshi, e të tjera, atëherë si më kërkoni mua të paguaj për gjithë këto dëme?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...