Francezja që vuajti në kampet tela me gjemba

Premte, 05 July 2019 10:05
Elena, Nikolla dhe vajza e vogël në Tiranë, besohet në fillim të viteve '40. Po ashtu faksimile nga vendimi i lirimit nga internimi i vitit 1953 Elena, Nikolla dhe vajza e vogël në Tiranë, besohet në fillim të viteve '40. Po ashtu faksimile nga vendimi i lirimit nga internimi i vitit 1953

Nga Kastriot Dervishi

Elena Beça ishte shtetase franceze. U martua me Nikolla Beçën nga Elbasani, gjatë kohës që ky i fundit jetonte në Francë ku kryente studimet e larta në drejtësi. Pavarësisht se ishte djali i Andon Beçës, Nikolla nuk u mor kurrë me politikë (i tillë ishte edhe opinioni në popull i vjelë nga organet e Mbrojtjes së Popullit). Ai kishte një dyqan në Tiranë dhe merrej vetëm me tregti. Elena la Francën dhe jetoi në Tiranë. Pas arrestimit të Nikollës më 26.1.1946 dhe dënimit të tij me 10 vjet burgim në procesin e opozitës së parë me Sami Çeribashin, Qenan Dibrën, Musine Kokalarin, etj, pavarësisht se nuk i dilte asnjë implikim apo lidhje politike, Elena jetoi në varfëri së bashku me vajzën e saj të vogël. Sikur të mos dilte kjo, ajo u internua më 6.6.1952, besohet në kampin e Tepelenës (dyshimi nga mungesa e informacionit të plotë dhe ngaqë ishte me fëmijë të vogël). Në njoftimin e datës 1.10.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kampin nr.5 Kamëz dhe Kampin nr.6 Tepelenë, në krye të listës së personave që liroheshin është emri i saj. Të dhënat e mëpasme mungojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...