Agim Musta na mësoi të shkruajmë krimet e diktaturës

E Enjte, 25 July 2019 18:20
Agim Musta Agim Musta

Nga Kastriot Dervishi

Më 24.7.2019 ndërroi jetë në Tiranë në moshën 90-vjeçare, ish i dënuari politik, Agim Musta, një ndër personalitetet e njohura të qëndresës së kampeve dhe burgjeve të komunizmit.

Agimi u arrestua më 30.4.1962 dhe u lirua nga burgu më 19.11.1972. U burgos në moshën 33-vjeçare kur ishte arsimtar, i akuzuar si pjesëtar i një grupi për formimin e një partie politike. U dënua në grupin ku bënin pjesë Uran Kalakulla, Pjetër Arbnori, Riza Kuçi, Tanush Kaso, Kareman Paftali. Me vendimin nr.113, datë 11.8.1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 64 dhe 73 të Kodit Penal dhe e dënoi me 13 vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.101, datë 3.9.1962 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Agim Musta ishte ndër themeluesit e shoqatës të ish të dënuarve politikë dhe i fondacionit “Musine Kokalari”, ishte ndër të parët në Shqipëri që na ka mësuar sistemin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës komuniste, në kohën kur askush nuk i njihte apo i kuptonte ato. Në kohën kur shkrimet rreth tyre ishin të pakta apo të munguara, vit pas viti Agim Musta shkruante libra dhe evidentonte me sa mundej me foto vendet e tmerrshme të diktaturës komuniste. Këto përpjekje të tij nisën në kohën kur pak mendohej për kujtesën, kur vendi i dalë nga komunizmi ishte shumë i varfër dhe mendonte vetëm për bukën e gojës. Ndihmesa e tij ishte e çmuar si në pavijonin e gjenocidit komunist në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita, kumtesa shkencore, etj.

Skeda penale e Agim Mustës sipas viteve:

1962, hetuesia në Tiranë.

1962-1964, Burgu nr.321 Burrel.

1964-1966, Kampi nr.309 Laç, për ndërtimin e superfosfatit.

1966, Kampi nr.323, për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

1966-1968, Kampi nr.303, për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

1968-1970, Kampi nr.303/1 Reps për ndërtimin uzinës bakrit.

1970-1972, Kampi nr.309 Vlorë, për tharje tokash në Skrofotinë të Vlorës.

1972 (maj-korrik), Kampi nr.309, Ballsh për ndërtimin e kombinatit të naftës.

1972 (korrik-nëntor), Kampi nr.303 Spaç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...