1985/Byroja Politike, amnisti në masë të dënuarve ordinerë, shifrat

Diel, 28 July 2019 17:57

Nga Kastriot Dervishi

Të dënuarit ordinerë ishin gjithnjë në vëmendjen e Partisë së Punës. Trajtimi i tyre ishte shumë më ndryshe se të dënuarit politikë. Edhe politika e faljes i favorizonte shpeshherë ata. Jo pa qëllim, shumica e këtyre të dënuarve, e donin Partinë e Punës. Një rast amnistie për t’u njohur, e cila vendosej nga partia para se të bëhej dokument ligjor me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me vendimin nr.98, datë 14.11.1985, Byroja Politike vendosi dhënien e një amnistie me qëllim që shtetasit e dënuar të merrnin pjesë “aktive në jetën politike, ekonomike e shoqërore në dobi të atdheut”.

Amnistia jepej përgjithësisht për pleqtë, të rinjtë nën 18 vjeç, gratë dhe të dënuarit ordinerë. Të dënuarit politikë (të quajtur për krime kundër shtetit) përfitonin fare pak, kryesisht ata që kishin pak vite për të vuajtur. Nga amnistia liroheshin:

-207 të dënuar politikë (121 nga fshati dhe 86 nga qyteti).

-1914 të dënuar ordinerë (952 nga fshati dhe 962 nga qyteti).

Tabela përkatëse përshkruan gjendjen e kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë në vitin 1985. Më shumë të dënuar politikë gjenden në kampet nr.303 Spaç (470), 311 Qafë Bari (391), 302 Zejmen (381) dhe 321 Burrel (133). Në këtë kohë në Kampin nr.318 Kosovë gjendeshin 31 gra të dënuara për krime kundër shtetit dhe 211 për krime ordinere. Në tërësi, para amnistisë të burgosur ishin 1421 politikë dhe 3838 ordinerë që përbënin një grup prej 5259 personash. Pas amnistisë në kampe e burgje ngelën 1214 të dënuar politikë dhe 19114 ordinerë, duke përbërë një trupë prej 3128 vetash. Ishte ngushtuar ndjeshëm raporti i thellë midis të dënuarve politike dhe atyre oriderë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...