Kjo ishte kinemaja e ushtrisë italiane në Tiranë

Saturday, 03 August 2019 16:31

Nga Kastriot Dervishi

Sidomos gjatë viteve 1939-1940 regjimi fashist i vendosur pas pushtimit të 7 prillit 1939 ndërmori një numër të madh ndërtimesh në Shqipëri. Godinat e sotme të Kryeministrisë (planifikuar për Mëkëmbësinë), universitetit (planifikuar për pallatin e Liktorit), Akademisë së Arteve, themelet e godinës së mëvonshme të Komitetit Qendror të PPSH-së (nisur si pallati i të lënduarve në punë), etj, janë disa prej më kryesoreve. Për nevojat e ushtrisë, por edhe për aktivitet paspune, u ndërtua një kinema, në vendin ku është sot Partia Socialiste. Kjo ngrehinë pas lufte, nga “Tomori” u quajt “e brigadave”. Janë zhvilluar shumë gjyqe komuniste në vitet e para e në fund gjyqin ndaj “grupit” të Teme Sejkos. Godina ishte shumë e thjeshtë dhe nuk kryente funksione të tjera. Kinemaja u shembu për t’u ndërtuar Komitetit i Partisë së Punës për Rrethin e Tiranës, sot Partia Socialiste. Godina e Kinema “Savojës” (sot Teatri Kombëtar), nuk hyn te qëllimet e ushtrisë italiane të kohës. Keqinterpretohet kur thuhet se u ndërtua nga ushtria italiane apo se ishte për aktivitete paspune.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...