80-vjetori i godinës elegante të Teatrit, “e denjë për zotërinj"

E Enjte, 08 August 2019 22:37

Nga Kastriot Dervishi

Më 8 gusht 1939 u përurua godina elegante e Teatrit. Në përurim u theksua se ishte për zotërinj. Kësisoj nuk do shërbente as për ushtarë dhe as për klasë punëtore. Kishte vetëm një të metë: u ndërtua në qendër të Tiranës, në një vend që do lakmohej 80 vjet më pas nga ndërtuesit për të ndërtuar kulla në funksion të zhdukjes së çdo gjëje historike të qendrës së kryeqytetit. Ceremonia e përurimit të godinës së kino-teatrit "Savoja", u pasqyrua në gazetën më të madhe të përditshme, “Fashizmi”. Në Tiranë ka pasur dy ngjarje të shënuara atë ditë: përurimin e kinema-teatrit dhe aktivitetin e paspunës në hajatin e pallatit të Federatës së Krahinës Fashiste të Tiranës. Kinema-teatri nuk ka lidhje me paspunën. Kinematografia ishte çelur nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës e Turizmit, “ndenë edigjen e Partisë Fashiste Shqiptare me qëllim që t’u japi spektatorëve zbavitje në kryeqytet në një seli të denjë zotnijsh dhe elegante”. Gazeta thoshte se kinemaja e re kishte një madhësi prej 1000 vendesh në ndara në dy rende. Shkruante se kinoteatri u ndërtua “me një shpejtësi që meriton të vihet në dukje dhe me bashkëpunimin plot entuziazëm të disa italianëve të cilët kanë dhënë mundin e tyre të apasionuar”. Kurrkund nuk gjenden fjalë që godina të jetë përdorur për stallë kuajsh apo gjëra të këtij lloji. Aq më tepër në qendrën më të rëndësishme administrative të Shqipërisë, nuk mund të kishte stalla kuajsh në mes të kryeqytetit.

Modifikuar më E Enjte, 08 August 2019 22:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...