Metalurgjiku i Elbasanit harxhonte 10% të importeve, eksportonte 1% mallra

Premte, 23 August 2019 10:38

Nga Kastriot Dervishi

Bilanci tregtar i Shqipërisë në vitet ’80 ishte rreth 400 milionë dollarë eksporte dhe po kaq importe. Politika në drejtim të importeve ishte krejtësisht e gabuar. Shumica e mallrave shkonte për industrinë e rëndë apo atë të nxjerrjes së naftës. Regjimi importonte tuba pafund, të cilat vendoseshin në burime imagjinare nafte, etj. Një shembull për ekonominë katastrofale komuniste lidhet me Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” Elbasan, i cili kish nisur të ndërtohej në tokë buke në vitin 1962, por kurrë nuk mbaroi së ndërtuari. Dokumentet e shumta tregojnë se ndërtimi i tij ishte një çmenduri, një veprim megaloman me pasoja të rënda ekonomike, ekologjike, demografike, njerëzore, etj. Vetëm për t’u dukur se partia nuk kish gabuar, ai mbahej në këmbë kot së koti me harxhime të shumta.

Në plenumin e 23-24 shtatorit 1988, ministri përgjegjës që mbulonte fushën e metalurgjisë deklaroi ndër të tjera se për të mbajtur në gjendje pune kombinatin, nga importi harxhoheshin 40 milion dollarë (25 milion vetëm për qymyrin koks). Kjo shifër përbënte rreth 10% të gjithë importeve që merrte Shqipëria nga jashtë. Ky kombinat i jepte eksporteve rreth 4 milion dollarë ose 1% të gjithë vëllimit të tyre. Po të shtojmë këtu edhe vlerat e investimeve dhe harxhime të tjera, përllogaritja e parasë së shkuar kot, kap shifra stratosferike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...