Konica e Shantoja

E mërkurë, 04 September 2019 18:07

Nga Fritz RADOVANI 


Dy dijetar të mëdhenj Shqiptarë që sot, na i ka lakmi gjithë Bota e qytetnueme!
●Faik (Domenik) KONICA (15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942) I formuem me një kulturë Europjane Perëndimore që, i shkelqej nder veprat e Tij deri diten e fundit të jetës.
Asht njoh në fushen e publicistikës atëherë kur artikujt e Tij hapne edhe syparin e saj...
Faik Konica asht njohës i disa gjuhve të hueja, por edhe perdorues i tyne. Vlerat e Tij u njohën në revisten Albania në Belgjikë dhe vazhduen me lulzue nder të gjitha qendrat ma të njohuna të SHBA, ku kishte kjoftë edhe një Shqiptar. Djersa e punës atdhetare të një Shqiptari zente vend në themelin e Shoqnisë “Vatra”, ku Konica kishte vendin e vet.
Në jeten e Tij Konica, gjithnjë mbante lidhje me Shqipninë, per të cilen la edhe një nga testamentet e randsishme: “Nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës. Deshira e Tij u realizue vetem në vitin 1995, mbas hapjes së Shqipnisë me vendet e Europës…
●Don Lazer SHANTOJA (7 Korrik 1891 – 5 Mars 1945) Edhe Don Lazri ka krye si Faiku shkollen pranë Kolegjit Jezuitve të Shkodres. Perfundon studimet per Prift n’ Austri, kthehet në Shqipni e shperthej në fushen e krijimtarisë letrare, tue lanë në Trojet tona brilante të rralla që sot njihen shumë pak nga Rinia Shqiptare, kryesisht në publicistikë, ku mendimi letrar i Tij shkelqen në disa drejtime si artist dhe mjeshter i persosun i fjalës së Bjeshkve tona të Veriut, tue ngritë ate në vlerat ma të shqueme të artit. Shantoja asht një mendimtar i persosun si estet, kritik letrar, prozator, poet, satirik, konferencier dhe një perkthyes i persosun, ku mendimi letrar të joshë aq fort, sa “harron” edhe autorin...
Prof. Gasper Ugashi thonte: “Në kjoftë se koha do të vendosin në vendin e merituem në publicistikë per Jugun Faik Konicen, per Veriun ai vend i takon Don Lazer Shantojës.”
Zberthimi shpirtnor i Don Lazrit asht konkretizue në gazeten “Ora e Maleve”, 1923-24, ku pena e Tij kalon nga një faqe tek tjetra, tue u rreshtue si thonte Prof. Ernest Koliqi: “Prozator i hollë që për nga stili dhe eleganca asht i krahasueshëm me Faik Konicën.”
Në këta pak rreshta duhet pershndetë edhe Vepra e Arben Markut (2005), per Shantojen.
●Ndoshta, kerkohet me dijtë ma shumë per qellimin e shkrimit, po besoj asht i kjartë per të gjithë ata që kuptojnë se “Kultura nuk asht ma monopol i një grupi antishkencor”,
që deri në 1991, tue fillue nga At Fishta, kanë zhdukë çdo Gur’ të çmueshem kulturor e, Sot: Ngulmojnë me eleminue Shqipninë nga Kultura e Vertetë Europjano Perëndimore!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Rama vazhdon turin prej sheiku”, Këlliçi: Kryeministri ka ikur për të mos dhënë llogari para shqiptarëve

Politikë

“Rama vazhdon turin prej sheiku”, Këlliçi: Kryeministri ka ikur për të mos dhënë llogari para shqiptarëve

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama vazhdon turin prej sheiku në Riad. Këlliçi thekson se kryeministri po zhvillon këtë tur në...

Kamioni përplas makinën me dy shqiptarë në Greqi, vdes njëri

Bota Shqiptare

Kamioni përplas makinën me dy shqiptarë në Greqi, vdes njëri

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë në Greqi. Siç bën me dije policia helene, aksidenti automobilistik, që i mori jetën një 49-vjeçari...

Kushtet në konvikte, studentët: Gjendja katastrofike

Aktualitet

Kushtet në konvikte, studentët: Gjendja katastrofike

Konviktet në të cilat jetojnë studentët nuk plotësojnë as kushtet minimale ndërsa studenteve u duhet që të ndeshen me probleme nga më të ndryshmet. Edhe pse konviktet iu nënshtruan rikonstruksionit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!