Kodi mafioz i një krimi komunist, kufoma në kadavër

Diel, 29 September 2019 17:09

Nga Kastriot Dervishi

Mafia zakonisht përdor një gjuhë të veçantë për të kërcënuar e vrarë. Kjo shihet në format “do ju rregullojmë”, “do ju sistemojmë”, “do ju zbukurojmë”, etj. Edhe gjatë luftës “Tarasi” i frymëzuar nga gjuha mafioze shkruante vazhdimisht “dekorojeni” filanin, etj. një histori e ngjashme është vënë re te një praktikë ekzekutimi. Vite më parë, nga një fletore e vjetër kam gjetur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme një shënim mbi fundin e Dom Shtjefën Kurtin, kufoma e të cilit ishte çuar për eksperiment mjekësor te Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë. Nuk mjaftoi një burgim i gjatë, por u desh edhe një tjetër me dënim kapital.

Dom Shtjefni u arrestua më 11.6.1970. Operativi i dosjes formulare ishte Qemal Karemani, ndërsa hetues Iljaz Haxhiaj. Nga leximi i të dy dosjeve, del fare qartë se pushkatimi nuk mund të përligjej edhe sipas legjislacionit të kohës. Me vendimin nr.54, datë 30.7.1971 të Gjykatës së Rrethit Krujë, e kryesuar nga Qazim Mani, me pjesëmarrjen e prokurorit Hajredin Fuga u dënua me vdekje për “sabotim” dhe agjitacion e propagandë. U la në fuqi me vendimin nr.806, datë 8.9.1971, nga Gjykata e Lartë e kryesuar nga Llazi Stratobërdha me relacionin e Jani Vasilit dhe pjesëmarrjen e prokurorit Zaim Myftarit. Më 23.9.1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e faljes së jetës. Nga data e këtij vendimi e deri në ekzekutim kemi disa ditë. Vonesa dhe trajtimi nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, me sa duket është bërë për arsyen e kërkesës nga Fakulteti i Mjekësisë. Urdhri nr.3285/1, datë 25.9.1971 i ministrit të Punëve të Brendshme, ka vendosur procedurën e veprimit. Ky udhër është asgjesuar dhe nuk është gjetur.

Kësisoj ekzekutimi është kryer më 29.9.1971 në “vendin e caktuar” në Dajt. Gjatë kësaj kohe, Dom Shtjefni është mbajtur në Repartin nr.313 në Tiranë. Të pranishëm në ekzekutim kanë qenë hetuesi Vangjel Kote, zëvendësprokurori i Rrethit Krujë - Piro Suli, zëvendëskryetar i DPB Krujë - Ramiz Palmi dhe mjeku Asim Ylli. Pas vrasjes që është kryer nga njëri prej 3 ekzekutorëve që ka pasur Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë (nuk dimë saktësisht cili nga ata: SH.M, R.K. apo A.K.) është vepruar sipas autorizimit, duke iu dhënë “rezultati” doktor Asim Yllit, njërit prej mjekëve që rezulton edhe në raste të tjera që ka tërhequr kufomat për nevoja të Fakultetit të Mjekësisë. Çudi e madhe është përdorimi i kësaj gjuhe mafioze këtë rast.

Më 20.10.1971 Prokuroria e Rrethit Krujë i dërgoi Presidiumit të Kuvendit Popullor procesverbalin e ekzekutimit në Tiranë, një rast krejt i rrallë ky. Për këtë arsye, ky procesverbal u administrua në dokumentet e fondit përkatës në AQSH.

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 17:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...