“Kulaku i Poshnjës”, fundi i jetës në Kampin e Ballshit

E Enjte, 17 October 2019 18:27
Sako Protoduari në Kampin e Ballshit Sako Protoduari në Kampin e Ballshit

Nga Kastriot Dervishi

Procesi i parë i “grupit të kulakëve të Poshnjës” ka ngelur në kujtesën e shumë njerëzve për shkak të filmimit të tij dhe një shfaqje në sallën e një kinemaje. Një proces tipik i sajuar që u nda në dy pjesë. Gjykimi i grupit të parë të “kulakëve të Poshnjës” i dhënë më 7.1.1978, përfundoi me pushkatimin e Luftëtar Prototuarit dhe Riza Azizit dhe burgosjen e të tjerëve, u zhvillua edhe dënimi i grupit të dytë. Në procesin e dytë, nuk u përdorën mjetet e fuqishme agjitative si herën e parë. Gjërat u bënë pa bujë. Personi kryesor i “grupit” ishte Sako Protoduari, të cilit nga procesi i parë i ishte pushkatuar djali Luftëtar dhe dënuar me burgim djali tjetër Muharremi.

Të dënuarit e procesit të dytë ishin:

-Sako Murat Protoduari (1910), lindur e banues në Poshnje të Beratit, cilësuar kulak, arrestuar më 12.3.1977.

-Halim Sadik Çobo (1918), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 16.6.1977.

-Ahmet Isuf Hazizi (1920), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 16.6.1977.

-Ahmet Qazim Çobo (1937), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 7.5.1977.

Gjykata e Rrethit të Beratit, me vendimin nr.37, datë 15.3.1978, i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 73 të Kodit Penal (agjitacion e propagandë) dhe i dënoi me nga 10 vjet burgim. u la në fuqi me vendimin nr.102, datë 8.4.1978 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Sako Murat Protoduari ishte 67 vjeç kur u arrestua. Ai u dërgua në Repartin nr.309 Ballsh për të vuajtur dënimin. Ai vdiq nga hemorragjia më 27.1.1982 në moshën 72 vjeçare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tre të vrarë në Irak, vendi vazhdon të jetë në krizë

Globi

Tre të vrarë në Irak, vendi vazhdon të jetë në krizë

Në Bagdad forcat e sigurisë vranë të premten tre protestues dhe shpërndanë me forcë demonstruesit që mbanin të bllokuar portin kryesor të vendit pranë Basras. Forcat e sigurisë hapën zjarr dhe...

Nga cila ambasadë u kërcënua zëdhënësi i Ilir Metës

Politikë

Nga cila ambasadë u kërcënua zëdhënësi i Ilir Metës

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e raportuar një ditë më parë fillimisht nga SYRI.net. Një bisedë telefonike mes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushit dhe një zyrtari të ambasadës italiane...

Barça, kërkohet një zëvendësues për Suarez

Sport

Barça, kërkohet një zëvendësues për Suarez

Barcelona po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin në një të ardhme jo shumë të largët të Luis Suarez. Uruguajani është një makineri golash por pak nga pak rendimenti i tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!