DPB Shkodër, asnjë kuadër me arsim të lartë, vetëm 8% me të mesme

Diel, 27 October 2019 17:05
Dy kuadro të Sigurimit në Shkodër me profesione furrxhi dhe roje, duke ndarë kujtimin e një dite plot “luftë” kundër “reaksionit” Dy kuadro të Sigurimit në Shkodër me profesione furrxhi dhe roje, duke ndarë kujtimin e një dite plot “luftë” kundër “reaksionit”

Nga Kastriot Dervishi

Siç edhe dihet komunizmi në Shqipëri ishte sundimi i injorancës dhe krimit. Mjafton të shihen kush ishin njerëzit e pastaj për të shkuar te veprimet e tyre. Shkodra ishte prefektura që u godit më shumë nga komunizmi. Këtu ishte edhe një nivel i lartë kulturor, ekonomik, social, politik, etj. Për këtë arsye edhe injorantët e regjimit ndjeheshin të kompleksuar dhe inferiorë sepse “liria” që ata kishin sjellë nuk mund t’u shitej si e tillë atyre që e kuptonin mjaft mirë cila ajo. Po sjell sot disa shifra. Seksioni i Mbrojtjes së Popullit për Krahinën e 3-të Ushtarake u drejtua nga Zoi Themeli nga Korça me profesion furrxhi, me zëvendës Nesti Kopalin nga Çorraj i Kuçit të Vlorës. Në përbërje ishin këta shokë oficerë kuadro: Rasim Dedja, Bashkim Kasoruho, Zoi Shkurti, Dul Rrjolli, Fahri Kraja, Mit’hat Bushati, Hysni Ndoja, Neki Ahmeti, Bashkim Shpori, Kasem Troshani, Niko Pistulli, Ferit Mandija, Vehbi Fishta, etj. Në rrethin e qendrës Ndrekë Nallbani, në Pukë Idriz Çoba, në Lezhë Bilo Bregu, në Mirditë Mat Doda, në Koplik Xhemal Selimi, në dukagjin Xhevdet Gavoçi.  Në sekretari punonin shoqet Niqi Kosta dhe Vasfije Tepelena. Pas shkrirjes së SEMP-eve të krahinave në verën e vitit 1945, struktura vijoi në bazë prefekture. Në Byronë e Komitetit të PKSH-së të Sigurimit për qytetin në vitin 1947 ishin shokët: Dul Rrjolli, Vehbi Fishta, Shefki Golemi, Ali Xhunga, Kasem Troshani, Sabri Shema, Hamdi Skëndo, Hajrie Hila, Niqi K.Ademi, Tefik Hysi, Xhemal Selimi, Petro Nikolla, Adem Hamzi.

Niveli kulturor

Periudha e parë, ajo e viteve 1944-1948 i gjeti shokët e Sigurimit me arsim beter fare. Në periudhën e dytë të viteve 1948-1955 gjendja e tyre arsimore e kuadrit oficer të Degës së Punëve të Brendshme paraqitej si vijon:

-Me arsim fillor, 30%

-Me arsim 7-vjeçar, 62 %

-Me arsim të mesëm, 8%

-Me arsim të lartë 0%

(Shënim: Vërtetësinë e shifrave e dinë shokët e Sigurimit, hartuesit e tyre)

 

Modifikuar më Diel, 27 October 2019 17:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...