1981/Kalendari “pornografik” me një dënim të çuditshëm

E Enjte, 31 October 2019 16:37
Ernest Tushe, duke lexuar dosjen e tij në Arkivin e Ministrisë së Brendshme më 30.8.2013 Ernest Tushe, duke lexuar dosjen e tij në Arkivin e Ministrisë së Brendshme më 30.8.2013

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet ’80 në Shqipëri kishin hyrë disa lloje kalendarësh të vegjël në të cilat në dy plane shfaqeshin figura të ndryshme vajzash. Në një rast, këto lloj kalendarësh që nuk kishte asgjë pornografike, u trajtuan si të tilla dhe i sollën pasojë atij që e vuajti atë. Enrest Tushe u arrestua më 11.11.1980 në bazë e dy akuzave.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.252, datë 9.7.1981 e deklaroi fajtor në bazë të neneve 55 (agjitacioni e propaganda) dhe 136 të Kodit Penal dhe e dënoi me 8 vjet burgim.

Sipas nenit 136 të Kodit Penal, vepra penale e pornografisë dënohej deri me 3 vjet burgim (gjykata e çmoi me 1 vit e gjysëm).

Midis të tjerash, në vendim thuhej: “Rezultoi e provuar gjithashtu se qysh në verën e vitit 1979, i pandehuri ka mbajtur një fotografi pornografike në formë kalendari që ia ka dhënë shtetasja italiane Karla Sferlaze. Në këtë fotografi ekspozohet në dy aspekte (nudo), një femër lakuriq me dy pozicione ekzistuese (pornografi frojdiste)”.

Tushe vuajti 2 vjet, 1 muaj, 4 ditë në Repartin nr.313 të Spaçit. U lirua më 15.12.1982 pas amnistisë së përgjithshme që u dha atë vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...