Heronj ishin ata që luftonin komunizmin rusofil, jo ata si Nuri Luçi që e mbronin atë

Diel, 03 November 2019 17:18
Nuri Luçi në albumit e "heronjve" të Sigurimit të Shtetit dhe një dokument i kohës kushtuar atij Nuri Luçi në albumit e "heronjve" të Sigurimit të Shtetit dhe një dokument i kohës kushtuar atij

Nga Kastriot Dervishi

Sjell dy momente me histori të viteve 1948 dhe 1949 e Nuçi Luçit. Rendi socialist e kërkonte që mbrojtësi i tij Nuri Luçi të ishte “hero”. Ky rend është shembur dhe heroi i vërtetë është Mark Piroli si pjesë e qëndresës antikomuniste, personi që luftonte regjimin rusofil komunist të Shqipërisë. Paraqes dy copëza historie nga puna e shefit të Seksionit të Sigurimit të Degës së Punëve të Brendshme Krujë, Nuri Luçi; e para që lidhet me vrasjen e legjenduar të antikomunistëve Frano Mirin dhe Zef Pervukën, organizuar nga Nuri Luçi dhe vrasja e këtij të fundit. Për rastin e parë, Nuri Luçi, pasi u realizuan ato që porositi erdhi në darkë dhe uroi për vrasjet “Prirjen” dhe “Pisha e malit”, të cilët kontribuuan më vonë për kapjen e Shaban Kupit. Për të ruajtur konspiracionin e veprimeve dhe emrat e dy bashkëpunëtorëve, kufomat e të vrarëve u morën dhe u çuan fshehtas në afërsi të Mamurrasit. Aty u inskenua një përpjekje afër shtëpisë së Zef Përvukës me pushkë e bomba. Më 31.5.1948 doli komunikata e MPB-së, një tekst i zi komunisti mbushur me sharje e shpifje. Kufomat u lanë në diell dhe populli u detyrua t’i pështyjë.

Vrasja e fshehur e Frano Mirit dhe Zef Pervukës, sipas rrëfimit të agjentit “Prirja” (K.SH.):

“Shoku Nuri vinte shpesh në Gjorm te MD...Në një takim që organizoi na çoi fjalë mua dhe L.M (nip i MD) se nuk na priste në besë. Ka qenë fundi i majit 1948. Na takoi veç e veç. Na foli për situatën politike dhe tha se ishte në favor të forcave të paqes, qeveria është e fortë dhe ju do ta pësoi si Gjomarkajt në Mirditë. Lidhuni me ne që të shpëtoni jetën, por punoni sinqerisht, të jepni prova, të kapni të gjallë Frano Mirin dhe Zef Përvukën. Ne pranuam. Pas 4-5 ditësh në shtëpinë e M.D. erdhi Franoja me Zefin dhe në qëndruam në një dhomë me ta. Në dhomën tjetër ishte shoku Nuri dhe një shok i ministrisë. Frano Mirin dhe Zef Pervukën nuk mund t’i zinim të gjallë, pasi ishin të fortë fizikisht...Nga ora 8.00 e mëngjesit, Frano dhe Zefi na thanë ne se do flinin pak, por neve duhej të rrinim zgjuar e t’i ruanim. Ishte një rast i mirë për t’i vrarë. Pranuam se do qëndronim roje, por detyrën e kishim që në gjumë ose zgjuar, atë ditë t’i vrisnim. Veç kësaj, shoku Nuri kishte organizuar një rrethim me forcat e mbrojtjes, por ato kishin urdhër të mos qëllonin edhe po të dëgjonin pushkë. Kështu, unë dhe L.M. (“Pisha e malit”), kur pamë se i kishte zënë gjumi ata, shtimë dhe i vramë. Si i pamë që kishin vdekur ikëm rrëzë malit. Kështu forcat e ndjekjes kontrolluan vendin dhe gjetën të vrarë Frano Mirin dhe Zef Përvukën”.

***

Si u vra Nuri Luçi?

Në zonën e Krujës vijon të bënin qëndresë çetat antikomuniste të lirisë së drejtuara nga Mark Lek Piroli dhe Gjergj Nikollë Ndreu. Shefi i Seksionit të Sigurimit, Nuri Luçi, nuk reshte përpjekjet për vrasjet e tyre. Më 20.11.1949 Nuri Luçi merr një informacion se çeta e Mark Pirolit do udhëtonte atë natë në Zhej të Krujës për të goditur dy bashkëpunëtorë Sigurimi (familja Mamli). Nuriu niset së bashku me 4 persona atje duke organizuar pritën kundër çetës në fjalë. Synonte ta kapte vetë të gjatë Mark Pirollin. Ishte natës me shi. Ora 23.00. I del përpara Markut. Të dy qëllojnë njëri-tjetrin. Në fillim tinëz Nuriu e pastaj Marku. Të plagosur përleshen midis tyre. Nuriu i plagosur rëndë transportohet me qerre, por nuk mund t’i bëjë ballë hemorragjisë dhe vdes. U plagos edhe tetari Dane Hysa. Edhe Mark Pirolli vdiq. Një muaj pas kësaj ngjarjeje, çeta e Pirolit çon në vend atë që kish nisur në Zhej.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

UEFA publikon superpritjen e Berishës. Tifozët i japin 10 në faqen zyrtare (VIDEO)

Sport

UEFA publikon superpritjen e Berishës. Tifozët i japin 10 në faqen zyrtare (VIDEO)

Superitja e Etrit Berishës ndaj Francës u publikua edhe nga adresa zyrtare e UEFA-s në Facebook dhe rrjetet sociale, duke pyetur se çfarë note meriton nga 1-10 dhe për 99%...

16 persona të mbyllur në kontenierin e një trageti

Globi

16 persona të mbyllur në kontenierin e një trageti

Një zëdhënës i operatorit të linjës suedeze të trageteve Stena njoftoi se janë gjetur 16 persona të mbyllur në rimorkion e një trageti pasagjerësh që udhëtonte nga Franca për në...

Presidenti Trump: do t'i bëj publike të dhënat e mia financiare

Globi

Presidenti Trump: do t'i bëj publike të dhënat e mia financiare

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se do të publikojë të dhëna mbi financat e tij përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020, duke shtuar se i takonte atij të vendoste mbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!