Ramiz Aranitasi, “heroi i bulevardit”, u vra për gjakmarrje dhe sterlina angleze

Tuesday, 12 November 2019 17:42

Nga Kastriot Dervishi

Ramiz Aranitasi është një tjetër “hero i bulevardit”, i cili nuk është vranë në përpjekje me okupatorin fashist apo nazist. Mirëpo, pavarësisht kësaj emrin e tij e mbajnë kushedi sa rrugë apo shkolla. Përveç të tjerash, këtij i atribuohet edhe vrasja e Anastas Lulës fill pas mbarimit të konferencës së parë të PKSH-së në mars 1943. Në botimin “Heronj të luftës antifashiste nacionalçlirimtare”, Tiranë 1986, në faqet 437-444, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, për vrasjen e tij nuk ka ndonjë informacion konkret. Në fjalën e dikujt që ka mbajtur fjalim në varrimin e tij flitet për një “dorë tradhtare”, por asgjë konkrete. Në librin “emblematik” “Yje të pashuar”, Tiranë 1971, në faqen 141 të volumit të parë thuhet se Ramizin e vranë “veglat e reaksionit”, por se cilat ishin këto vegla, burimi nuk i thotë. E vërteta e vrasjet gjendet në dy burime: një dokument i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në librin e kolonel Deivid Smaili “Me detyrë në Shqipëri”, Tiranë 1993, botim i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, në faqet 42-43. Le të shohim këtu dy burime.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (italisht)

Fashikulli nr.5461

Tiranë 13 korrik 1943

Në vazhdim lajmi, 29 korrik. Radio Londra duke komentuar vrasjen e agjitatorit komunist Ramiz Aranitas që ndodhi në datën 22, në fshatin Treblovë (Korçë) që ngre figurën e tij duke e përcaktuar viktimë të fashizmit.

Ramiz Aranitasi nga Ballshi (Lushnja) ish student, të cilin i detyrohet vrasja e kuestorit të Korçës (Skënder Çamit-shënim), që ndodhi më 4 mars të vitit të shkuar, pasi militon në formacionin rebel të Xhelal Staraveckës, u bë komisar i disa bandave komuniste dhe më pas u angazhua të bënte pjesë në një bandë prej rreth 150 vetash të armatosur, të kryesuar prej tij, në shërbim të policisë komuniste në zonat e Mallakastrës dhe Skraparit që janë nën kontrollin e rebelëve. Ditën e 22 qershorit të këtij viti, Aranitasi u vra për gjakmarrje nga ish xhandari Ali Kajmaku që i përkiste bandës së tij.

***

Deivid Smaili “Me detyrë në Shqipëri”

Më 23 qershor (1943) ishim bërë gati për furnizimin e parë dhe ishin blerë ose marrë mushkat me qira. Komisari lokal Ramiz Aranitasi, kish premtuar të na jepte njerëz, por ta lajmëronim një ditë më parë. Unë kisha dy partizanë si roje personale: Retën që qëndroi me mua për disa muaj dhe Aliun që nuk ndenji shumë për arsye që do t’i shpjegoj më tej...Të nesërmen Maklini u largua për të takuar disa të këshillit qendror të një fshati aty pranë. Para se të nisej, kërkoi që t’i paguaja Ramiz Aranitasit diçka për çetën e tij, për ata që kishin pritur për të ndezur zjarret dhe për të transportuar materialet, si dhe për qiranë e mushkave dhe qiraxhinjve. Ramizi ndenji me mua për darkë dhe i dhashë 200 sterlina ar. Pak më vonë dëgjova një të shtënë, por i dhashë rëndësi, shqiptarët shpeshherë shtinin kot, ose në raste dasmash, ose në shenjë gëzimi ose kur ishin të pirë. Radhë e fjeta...Dërgova Retën të thërriste Ramiz Aranitasin...Dhjetë minuta më vonë, Reta u kthye me një shqetësim të madh dhe më tha se kish gjetur trupin e Ramizit. E kish vrarë Aliu për t’i marrë 200 sterlinat. Shyqyr që Aliu nuk e dinte se ne kishim 4000 sterlina të groposura. Nën dhe në shtresat ku flija. Sterlinat luanin një rol të rëndësishëm në punën tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...