Muzafer Asqeriu kallëzoi shokët e tij komunistë

Diel, 17 November 2019 18:09
Faksimile e diskutimeve të Byrosë Politike më 17.11.1969 Faksimile e diskutimeve të Byrosë Politike më 17.11.1969

Nga Kastriot Dervishi

Byroja Politike në diskutimin e datës 17.11.1969 është ndalur gjatë për të diskutuar në duhej dekoruar apo jo pas vdekjes një ndër komunistët e parë, Muzafer Asqeriu. Sillen fakte se kish kallëzuar shokët komunistë në gjyqin ndaj tyre në vitet 1938-1939. Në fund vendoset t’i jepet për procedurë, sepse duhej ashtu.

***

Debati në Byronë Politike më 17.11.1969

Rita Marko: Unë kam lexuar procesverbalin e gjyqit kundër komunistëve të vitit 1938 dhe del se Muzaferi ka denoncuar shokët, kurse shokët e tjerë si Qemal Stafa e Sadik Bekteshi nuk kanë treguar.

Haki Toska: Por, po në atë kohë nuk është ky që ka treguar.

Mehmet Shehu: Ne duhet të kemi kujdes, se t’i bëjmë heronj njerëzit që kanë treguar shokët para gjyqit, nuk do ishte e drejtë.

Enver Hoxha: Ashtu është, nuk është e drejtë ta bëjmë hero, se fundja rrethi i Gjirokastrës ka edhe plot të tjerë që po u japim këtë titull.

Haki Toska: duhet të kemi parasysh se më pas Myzaferi ka luftuar shumë mirë.

Rita Marko: Unë flas vetëm për dokumentet historike që janë gjetur, ndërsa gjatë luftës nuk e kam njohur.

Abdyl Këllezi: Një pjesë e komunistëve në atë kohë e konsideronin si një gjë të mirë kur tregonin shokët. Këtë e bënin për të provuar shokët se sa mund të rezistonin para armikut.

***

Vrasja e Muzafer Asqeriut në dokumente

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (nënshkruar nga drejtori Teodor Stamati), datë 25.7.1942, thuhej se sipas informacionit të Kuesturës së Gjirokastrës, më 20.7.1942 në Fushën e Goricës në Gjirokastër disa persona të armatosur kishin hedhur bomba ndaj ushtarakëve të armës së Sofratikës, duke shkaktuar një konflikt zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë “komunisti i famshëm” Muzafer Asqeriu nga Gjirokastra, banues në Porto Eda (Sarandë) dhe ishin arrestuar Vili Beqiri dhe Pertef Saido. Ishin sekuestruar 9 bomba dore, një revolver dhe 209 fishekë pushke. I vrari zotëronte një letërnjoftim fals dhe 300 franga shqiptare.  Ushtarakët mbetën të paprekur.

Në botimin “Heronj të luftës antifashiste nacionalçlirimtare”, Tiranë 1986, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, faqe 373-384, informacioni jepet pjesërisht. Në botimin e brendshëm, dokumentet janë vënë të plota. Ndërsa në librin “Yje të pashuar”, volumi 1, faqe 47-51, nuk thuhet asgjë për t’u cituar, por vetëm fjalë të përgjithshme e letrarizma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...