Tërmetet e një shekulli në Shqipëri dhe krahasimi i dy tërmeteve të fundit

Premte, 29 November 2019 15:58

Nga Kastriot Dervishi

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe ato që pasuan, na bëjnë t’i hedhin një sy edhe historive kryesore përgjatë 100 viteve në Shqipëri. Vatrat e tërmeteve të Shqipërisë, përqendrohen kryesisht përgjatë shkëputjeve aktive, e cila përcakton tre shkëputje aktive gjatësore dhe dy anësore:

-Shkëputje me mbihipje joniane-adriatike

-Zona e shkëputjes graben Shkodër-Mat-Librazhd

-Zona e shkëputjes graben Peshkopi-Korçë

-Zona e shkëputjes normale Shkodër-Tropojë

-Zona e shkëputjes normale Elbasan-Dibër

Në Shqipëri ka tre zona sizmogjene gjatësore (joniano-adriatike Shkodër-Mat-Bilisht dhe Peshkopi-Korçë) dhe tre tërthore (Shkodër-Pejë, Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Vlorë-Tepelenë)

(Marrë nga studimi “Vlerësimi i rreziqeve në Shqipëri”, Tiranë 2003)

Nga viti 1900 e deri sot, në territorin e shtetit shqiptar janë vlerësuar sipas specialistëve të fushës që janë marrë me këto studime, këto tërmete të forta:

-Më 1 qershor 1905, në Shkodër, Ms=6.6

-Më 18 shkurt 1911, në Liqenin e Ohrit, Ms=6.7

-Më 26 nëntor 1920, në Tepelenë, Ms=6.4

-Më 17 dhjetor  1926, në Durrës, Ms=6.2

-Më 15 prilli 1979, në Shkodër e përreth

-Më 26 nëntor 2019

Bilanci i tërmetit të 15 prillit 1979:

35 të vdekur

176 të plagosur

1730 shtëpi banimi

5115 shtëpi banimi u dëmtuan

Referuar komunikatës operative nr.89, datë 16.4.1979 të MPB-së, tërmeti i datës 15.4.1979 ora 7.19 ishte një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter,  130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 9 ballë sipas shkallës MSK-1964, i vlerësuar si ndër tërmetet më të fortë të regjistruar përgjatë një shekulli në  Ballkan. Deri në orën 21.30 të datës 16.4.1979 u regjistruan gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të datës 15.4.1975 (më e forta 7 ballë). Qendra sizmologjike analizonte se lëkundjet do të vazhdonin

“për një kohë relativisht të gjatë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...