Burgu i Burrelit: Rini Monajka qëndron në pozita armiqësore, nuk riedukohet

E mërkurë, 15 Janar 2020 16:59

Nga Kastriot Dervishi

Pas dhënieve të dënimeve, të dënuarit u çuan për të vuajtur atë nëpërmjet punës së detyruar. Sipas një informacioni, Rini Monajka, Flamur Begu, Kolec Hublina, Nikolin Margjini, Tonin Dema, gjenden në Repartin nr.311 Qafë Bari. Sipas urdhrit të datës 19.9.1990, ky repart (komanda dhe të burgosurit) u vendos në Burrel. Në raportin e datës 15.10.1990 të Komandës së Repartit nr.321 Burrel, në lidhje me studimin për dekretin nr.7412, datë 8.9.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ndër të tjera thuhej:

“Rini Monajka, i biri i Zefit dhe Rozës, i vitlindjes 1953, lindur e banues në Shkodër, me origjinë e gjendje shoqërore punëtor, me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim të mesëm, beqar, i dënuar me 7 vjet heqje të lirisë nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.2, datë 30.4.1990 për krimin e moskallëzimit të një krimi kundër shtetit, parashikuar nga neni 112/2 i Kodit Penal. Ka vuajtur gjithsej 8 muaj, 6 ditë dhe i mbeten për të vuajtur 6 vjet, 3 muaj, 24 ditë. Ky i dënuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit me të cilët është dënuar, ka mbajtur qëndrim shumë negativ gjatë kësaj kohe. Ka organizuar ngjarjet e fundit në Repartin 311 Qafë Bari. Qëndron në pozita armiqësore. Nuk bëhet fjalë për futje në rrugën e riedukimit”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto/ Shikoni si mbërrin Ludogorets në Milano: me epidemiolog e 150 maska

Sport

Foto/ Shikoni si mbërrin Ludogorets në Milano: me epidemiolog e 150 maska

Maska mbrojtëse në fytyrë e doreza në duar: kanë zbritur kështu nga autobusi futbollistët e Ludogorets, kundërshtari i Inter të enjten në mbrëmje në Europa League kundër Inter. Skuadra bullgare...

Larissa Gomez flet për Harvey Weinstein, ‘E lumtur për dënimin e tij’

Lifestyle

Larissa Gomez flet për Harvey Weinstein, ‘E lumtur për dënimin e tij’

Fill pas denimit të Harvey Weinstein për përdhunim, Larissa Gomez – shkrimtare, aktore dhe producente – një nga viktimat e dhunës së Harvey Weinstein, shkroi: “Harvey Weinstein u dënua për përdhunim...

A do të jetë Meghan dhe Harry pjesë e dasmës mbretërore?

Show-biz

A do të jetë Meghan dhe Harry pjesë e dasmës mbretërore?

Princesha Beatrice e cila e shtyu dy herë ceremoninë e dasmës së saj, më në fund do të kurorëzohet me martesë në muajin maj të këtij viti.Ceremonia do të mbahet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!